Metani del i pari në garën për Inspektor të Lartë, PD: Duhej përjashtuar

Hënë, 16 December 2019 18:51

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bëri të ditur se ka përfunduar pikëzimin e kandidatëve për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ashtu siç ishte paralajmëruar, më shumë pikë ka marrë Artur Metani.

Renditja e KED, e cila do të shkojë për votim në Kuvend, është kjo:

 

1. Artur Metani 89.6 Pikë

 

2. Eris Hysi 78.3 Pikë

 

3. Joana Asimi Sorraj 82.5 Pikë

4. Lindita Troja 63.4 Pikë

5. Sokol Stojani 89 Pikë

Por emri i Metanit është kundërshtuar fort nga opozita shqiptare. Sipas selisë blu, Metani duhej të ishte skualifikuar nga kjo garë.

“Me anë të kësaj deklarate Partia Demokratike bën publik skandalin e radhës të iniciuar nga kryeministri Rama, i cili nuk ndalet së kapuri çdo institucion të pavarur të drejtësisë. Rasti më i fundit është ai i Këshilli i Emërimeve në Drejtësi(KED), i cili në mbledhjen për seleksionimin e kandidaturave për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë vendosi të kualifikojë si kandidaturë kryesore atë të Artur Metanit pavarësisht se ai nuk plotëson kriteret kushtetuese ligjore për këtë pozicion të rëndësishëm. Kjo vendimmarrje e KED-së është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 147/d, pika 3, parashikon se “…Kandidati për Inspektor të Lartë të Drejtësisë nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit”. Po ashtu, ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, në nenin 199/pika 1/dh, parashikon se:“Inspektor i Lartë i Drejtësisë mund të zgjidhet shtetasi shqiptar, që në momentin e kandidimit përmbush këto kushte: dh) nuk ka mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit;

Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor. Ai ka mbajtur funksionin e Këshilltarit Juridik të Presidentit të Republikës, në periudhën Maj 2002-Korrik 2012,” bëri të ditur PD para disa muajsh.

Sipas PD: “Metani, aktualisht mban postin Avokat të Shtetit, i emëruar këtu direkt nga Kryeministri Rama. Ai është gjithashtu edhe vëllai i deputetes dhe ish-ministres socialiste, Eglantina Gjermeni”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...