Fatkeqësitë natyrore, Kadri Morina: Një shtëpi nuk do më shumë se 50 euro për t’u siguruar

Hënë, 16 December 2019 21:54

“Një shtëpi për t’u siguruar nuk do më shumë se 50 euro në vit, shto këtu 5 euro për pajisjet shtëpiake dhe 5 euro për detyrimin e palëve të treta dhe nuk ke më asnjë shqetësim.”.

Kështu deklaroi presidenti i EUROSIG Kadri Morina. I ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, Morina tha se nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima, pati dëme të mëdha jo vetem në mure, por edhe në pajisje elektro-shtëpiake. Presidenti i EUROSIG tha se qytetarët e prekur nga tërmeti ndonëse kishin mure të dëmtuara në banesa, ishin të shqetësuar edhe për pajiset elektro-shtëpiake që i ishin prishur.

“Një shtëpi për t’u siguruar nuk do më shumë se 50 euro në vit, shto këtu 5 euro për pajisjet shtëpiake dhe 5 euro për detyrimin e palëve të treta dhe nuk ke më asnjë shqetësim. Gjatë këtij tërmeti kemi parë vetëm mure të dëmtuara dhe më shumë ishin të mërzitur dhe për televizorët, frigoriferët. Ishin të interesuar dhe për pajisjet. Me 7200 lekë të reja në vit paguajnë për sigurime, dhe marrin mbrapsht të gjitha demshperblimin per dëmet, për çdo fatkeqësi që ndodh. Këto 50 mln eurot në vit që mblidhen nga klientët e kompanive të sigurive, është një autoritet racional që nuk të lë të lëvizësh, dhe thotë; mi ço në bankë. Unë në Kosovë i lë paratë të rezervuara ne banke. Nuk janë 13 mln eurot e mija që do përballoj këto rreziqe, por thotë; “më jep kontratën për mbajtjen e këtij kapitali”. Në çdo vend të botës, kompanitë e sigurimit është një ndër katër shtyllat e zhvillimit të një shteti.”, pohoi Morina.

Modifikuar më Hënë, 16 December 2019 22:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...