Askush prej nesh nuk e ka harruar ngjarjen e rëndë për vrasjen e teknikut të kondicionerit Indrit Çelaj. Ditën e sotme, Gjykata Penale e Tiranës ka rikonfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për Albano Kusin, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e teknikut të kondicionerave Indrit Çelaj.
Masa e sigurisë “arrest me burg” për Albano Kusin është caktuar që më parë, në mungesë nga Gjykata Penale e Tiranës për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetën”, ndërsa pas dorëzimit të tij në Polici, Prokuroria e Tiranës kërkon rikonfirmimin e kësaj mase.
Avokati Ilir Murati: Asnjë hetim nuk është kryer nga Policia Gjyqësore. Po arrestohet një familje, vetëm se është vëllai i Griseldos, Albano pse duhet të arrestohet. Ka prova që ai nuk ka qenë te “Muhamet Gjollesha” në vilën ku është kryer vrasja.
Albano ka shkuar më pas vetëm ka parë objektin, dhe këto element nuk përbëjnë vepër penale. Nuk ka asnjë element për të provuar se ka fshehur të vërtetën. Nuk mund të mbahet në burg, dhe ju duhet ta shihni ligjin qartë dhe të lironi nga masa “arrest me burg”. Vetëm në Shqipëri dënohen njerëzit kolektivisht.
Albano Kusi: Kam dëshmitare të dashurën që gjatë kohës së vrasjes unë kam qenë në zonën e Brrylit. Prokurori Julian Zonja: Janë kryer të gjitha hetimet. Ka mbetur vetëm analiza e provave.