Publikohen të dhëna të reja lidhur me mënyrën se si është legalizuar hotel "Mira Mare", i cili mëngjesin e 26 nëntorit do të rezultonte fatal për jetën e 3 personave.
Sipas asaj që shkruan ish-kryeministri Sali Berisha, referuar denoncimit të një qytetari, hoteli është legalizuar në vitin 2018 nga një ekspert, i cili kishte 5 vjet që nuk jetonte.
Gjithmonë sipas Berishës, në rast se firma ishte e falsifikuar, vula mbi aktin ishte origjinale.
“Hotel Mira Mare, që mori 3 jetë, u legalizua në vitin 2018 me akt-ekspertimi të firmosur nga një ekspert 5 vite pas vdekjes së tij. Por në rast se firma ishte e fallsifikuar, vula mbi aktin ishte origjinale. Atë e mban i biri i tij, sot narkozyrtar në kadastrën në Durres!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe denoncimin e një qytetari.
'Pershendetje Doktor! Si jeni? Rasti Hotel Mira Mara në Durres ku u vdiqen tre individe.
Akt-ekspertiza e godines eshte kryer nga nje ekspert pas vdekjes se tij. Por në të vertete eshte vulosur nga vula origjinale, qe zoteron i biri i ekspertit. Ky i fundit eshte pergjegjes sektori në Kadastren Durres. Profesioni i tij i vertete eshte sekser, fallsifikator Ervin Krymbi'.