Arrestohet 38-vjeçari, do furnizonte me heroinë vëllain në burg

E mërkurë, 18 December 2019 09:34

Një 38-vjeçar me inicialet U.K është arrestuar nga ana e policisë së Elbasanit, pasi ka tentuar që ti fuste drogë vëllait të tij që ndodhej në burg. Mes çantave me ushqime ka qenë dhe një sasi prej 2.3 gramë lëndë narkotike e dyshuar të llojit heroinë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP,  arrestuan në flagrancë për veprat penale,  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Futja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”,  shtetasin:

U.K., 38 vjeç,  banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në dhomën e pritjes dhe takimit me të paraburgosurit pranë I.E.V.P. Elbasan,  gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në çantat e ushqimeve të cilat do ja dërgonte vëllait të tij, Policia gjeti  dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2.3 gramë lëndë narkotike e dyshuar të llojit heroinë.
 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...