Bashkia e Tropojës mesa duket ka probleme financiare. Burimet thanë se 86 punonjës të kësaj bashkie nuk kanë marrë pagat për nëntorin. Sipas specialistëve te financës, nëntori dhe dhjetori do t’ju kalohen me miratimin e buxhetit 2020.
Në buxhetin e vitit 2019 është bërë planifikimi i pagave nga buxheti dhe të ardhurat, por nga mungesa e krijimit të fondit nga të ardhurat, këta punonjës kanë ngelur pa paga. Sipas informacioneve, pagat do t’iu jepen, por jo brenda këtij viti, por në janar.