Një megaoperacion i policisë italiane ka vënë në pranga 12 persona, 3 prej të cilëve janë italianë dhe 9 me kombësi shqiptare.
Arrestimi – Kapja e tyre u bë pas një hetimi në fushën e trafikimit ndërkombëtar të drogës, të kryer nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike në Gjykatën e Leçes, e cila bëri të mundur identifikimin e tre organizatave kriminale të përbëra nga anëtarë me origjinë italiane dhe shqiptare.
Këto organizata importonin sasi të mëdha droge të llojit kokainë, heroinë, hashash dhe marijuanë nga Shqipëria dhe Hollanda.
Drogat futeshin në territorin Apulian dhe më pas nxirreshin në tregun e paligjshëm në provincat e Brindizit, Leçes dhe Tarantos.
Sekuestrimi – Si rezultat i operacioni u gjetën dhe sekuestruan 5 ton marijuanë, 15 kilogramë heroinë, 2 kilogramë kokainë dhe 1 kilogram hashash, si dhe 2 gome, 3 makina, 2 armë dhe disa qindra plumba.
Mediat fqinje shkruajnë se anëtarët e organizatës kriminale gjatë gjithë kohës kanë komunikuar me njëri-tjetrin, me pseudonime që ndryshonin herë pas here.
Nga komunikimet midis anëtarëve, u mësua se ata kanë përdorur vende rafinimi për prerjen e kokainës dhe heroinës, si dhe për ruajtjen e marijuanës.