Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Tomas Frashëri është emëruar sot nga maxhoranca si kryetar i AKEP.
Por vetë procedura e zgjedhur nga maxhoranca është në shkelje me ligjet e vendit tonë.
Siç mësohet, zgjedhja e Frashërit në krye të AKEP nuk mund të bëhej nëse ai nuk do të ishte anëtar i bordit të këtij institucioni.
Por Tomas Frashëri sot është votuar si anëtar i bordit dhe po sot është emëruar si kryetar i AKEP.
Asgjë nuk do ti kushtonte Edi Ramës që sot ta bënte anëtar të AKEP, sekretarin e tij të përgjithshëm dhe javën tjetër ta emëronte si kryetar të këtij institucioni.
Por si në çdo gjë të kohëve të fundit, Rama jo vetëm po vendos censurën, por nuk pyet më as për ligjet dhe rregullat e vendit.Syri.net