Një ngjarje rëndë është shënuar në Elbasan, ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën një person, i cili akoma nuk është identifikuar. Policia thotë se ka arrestuar shtetasin: B.Q., 31 vjeç, banues në fshatin Llixha, Elbasan
Humbën jetën 24 persona, Prokuroritë e Tiranës dhe Krujës ende asnjë rezultat Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë për veprat penale, "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" shtetasin: B.Q., 31 vjeç, banues në fshatin Llixha, Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, duke drejtuar mjetin "Benz", ka përplasur një shtetas të seksit mashkull ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.03 mg/ l.
Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës.