Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja në fshatin Mborje të Korçës, ku një 45-vjeçar u gjet i pajetë pranë lokalit të tij. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka dyshime se Flamur Duçi është vrarë. Nga këqyrja e parë në vendin e ngjarjes viktimës i është gjetur një plagë në një pjesë të trupit, që dyshohet se jetë shkaktuar nga një mjet prerës.
Duket se autorët e ngjarjes i kanë njohur mirë veprimet e Duçit, pasi i kanë zënë pritë në momentin që ai kishte shkuar i vetëm për të hapur lokalin e tij.
Burime nga policia bëjnë me dije shkruan ora, se 45-vjeçarin, Flamur Duçi, kanë tentuar fillimisht ta djegin me lëndë djegëse përpara se ta masakronin me thikë.
***
Dalin detaje të tjera në lidhje me personin e gjetur pa jete pranë lokalit të tij në Mborje të Korçës. Të dhënat e para sqarojnë se viktimës Flamur Duçi i janë gjetur plagë në trup.
Dyshohet se plagët në trupin e 45-vjeçarit janë të nje mjeti prerës.
Sipas burimeve të “Faxweb.al”, 45-vjeçari Flamur Duçi në fillim është tentuar të digjet nga autorët duke e lyer me lëndë djegëse. Por më pas ata e kanë goditur me thikë disa herë duke e lënë të vdekur në vend para dyqanit të tij.
Burimet thanë për “Faxweb.al” se forcat e policisë kanë gjetur shenja të lëndës djegëse në trupin e tij, ndërsa raportohet se 45-vjeçari nuk kishte konflikte me njeri, por njihej si një njeri i qetë. Flamur Duçit iu bë një pritë dhe më pas u masakrua me thikë. Duçi jetonte vetëm.
Flamur Duçi u gjet i pajetë nga bashkëfshatarët e tij afër lokalit që ka në Mborje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.