E masakruan me thikë pasi tentuan ta digjnin, ndalohet i dyshuari për krimin horror në Korçë

Premte, 20 December 2019 09:06

Ndalohet nje person i dyshuar si autor i vrasjes së 48-vjeçarit, Flamur Duçi, i cili u gjet i pajetë në rrugën para dyqanit të tij, në fshatin Mborje te Korces.  Policia ben me dije se ne pranga u vu shtetasi Devis Hoti, 18 vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Trupi i pajetë i tij u zbulua nga banorët, ndërkohë që ishte qëlluar me thikë në zemër. Nga ana tjetër, burimet thanë se trupi i tij kishte edhe djegie në pjesën e sipërme.

Ngjarja ndodhi në afërsi të marketit të viktimes në një zonë të banuar. Por asnjë nga banorët nuk ka mundur të dëgjojë zhurma apo zëra në momentin kur ka ndodhur ngjarja, që të mund t’i vinte në ndihmë 48-vjeçarit.

NJOFTIMI

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 19.12.2019, ku në fshatin Mborje, pranë banesës dhe dyqanit të tij u gjet i vrarë shtetasi F.D., 48 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit:

  • • D.H., 18 vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Vrasja me dashje”.

Vijojnë hetimet për sqarimin e mëtejshëm, dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...