Harlem Desir: Se kam mbështetur asnjëherë 100% Ramën për ligjin e medieve

Premte, 20 December 2019 16:03

Komisioneri për lirinë e Medias në OSBE, Harlem Desir ka sqaruar ditën e sotme se asnjëherë nuk e ka mbështetur Edi Ramën në ligjin e tij për mediat, të njohur si ligji i censurës.

Desir ëhstë shprehur se ligji ka probleme dhe se zyra që ai drejton do ta kontrollojë ligjin e miratuar nga Edi Rama.

Ky i fundit u shpreh në sallën e parlamentit se ligji kishte ‘jo 99%, por 100% mbështetjen e OSBE-së’.

Por sot Desir është shprehur: Kjo nuk është e vërtetë.

Në një intervistë ekskluzive për Exit.al, Desir sqaroi pozicionin e tij dhe deklaroi se ka ende punë për të bërë dhe përmirësime që duhen bërë.

‘Në asnjë moment nuk i kam dhënë 100% mbështetje ligjit’, ka thënë Desir për Exit dhe ka shtuar se zyra e tij do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit, si dhe të punojë me qeverinë për të përmirësuar më tej dispozitat brenda tij.

Në fillim të kësaj jave, qeveria shqiptare votoi të miratojë dy ligje të reja që në thelb do të sillnin mediat online nën kontrollin e shtetit.

Kundër kritikave të ashpra nga gazetarët vendas, organizatat e mediave lokale dhe ndërkombëtare, organet e të drejtave të njeriut dhe organizatat politike, shumica e Partisë Socialiste votuan në favor të projektligjit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...