PS dhe Balla hartojnë planin e punës së SPAK

Premte, 20 December 2019 21:05

Dje nisi punën Prokuroria e Posaçme e njohur me emrin SPAK. Në këtë institucion janë bazuar gjithë pritshmëritë e reformës në drejtësi dhe janë ndërkombëtarët që kanë premtuar se do të jetë i pavarur.

Teksa priten me vëmendje aktet e para të prokurorëve specialë, Partia Socialiste ka marrë përsipër që të hartojë planin e punës dhe axhendën e këtij institucioni, ligjërisht të pavarur. Numri dy i PS-së, Taulant Balla në një deklaratë për mediat ditën e sotme, mori përsipër të caktojë radhën e dosjeve dhe madje se me cilën dosje duhet të nisin punën prokurorët e pavarur.

 

Balla thotë se SPAK duhet të marrë si fillim dosjet e kundërshtarëve politikë të PS dhe kërkon që lista të nis me ish-kreun e PD-së, Sali Berisha.

“Një ndër dosjet që do të kërkoja duhet të jetë edhe kallëzimi i bërë nga Kuvendi i Shqipërisë lidhur me gjetjet e raportit të Komisionit Hetimor për privatizimin e OSSH. Janë kallëzuar autoritete të larta duke filluar nga Sali Berisha. Por ndërsa dosja vijon të jetë në gjykatë, Balla ka këtë kërkesë.  Kjo çështje duhet hetuar dhe do ti kërkoja gjykatës ta kthejë mbrapsht. Kjo dosje të jetë një ndër dosjet e SPAK”,- deklaroi kreu i PD-së.

Që një politikan sulmon kundërshtarët politikë, deri diku është normale, por që një politikan të flas për drejtësi të pavarur dhe më pas të paraqesë listën e hetimeve që duhet të bëjë një institucion, kjo vetëm me drejtësinë e re nuk ka të bëjë.

Është ende herët të vlerësosh se çfarë rezultati do kenë institucionet e reja të drejtësisë. Por nëse axhenda e institucioneve të reja përcaktohet nga PS, siç deklaron publikisht Balla, kjo nuk është drejtësi e re, po drejtësi e Rilindjes.

Të bën përshtypje se ku e gjen garancinë që jep porosi Taulant Balla se si duhet të hetojë SPAK!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...