Dokumenti/ Agron Tufa publikon vendimin e kreut të SPAK, ku ndalon qytetarin nga Shkodra për vepra kundër “moralit komunist”

Premte, 20 December 2019 22:04

Ish-kreu i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa ka publikuar një procesverbal të kryetarit të sapozgjedhur të SPAK, Arben Kraja, i cili më 27 korrik 1990, ka urdhëruar arrestimin e një personi nga Shkodra, i quajtur Beniamin Bizi, i cili akuzohet për “kryerjen e veprave që bien në kundërshtim me normat e moralit komunist”.
Sipas procesverbalit të nënshkruar atëherë nga kryetari aktual i Prokurorisë Speciale, burri ka udhëtuar nga Shkodra drejt Tiranës.

Reagimi i plotë i Tufës:

Ja pra “kryevepra” e kreut të sapozgjedhur të SPAK-ut, Arben Krajës, që të bënte gjëmën, po t’i prishje “moralin komunist”:)) Nga procesverbali i ndalimit të bashkëqytetarit të vet, shkodranit Beniamin Bizi… Dhe ky ortodoksalizëm fanatik, demonstrohet pasi kanë ikur jashtë 6000 qytetarë që shpërthyen ambasadat, me datën e dokumentit 27. 7. 1990! Ç’të thuash më? Meqë deshët fakte…
Këtij ju thoni t’i besojmë!? Dhe mendoni: janë dashur mbi 3 vjet seleksionim, kontroll figure (veting) për të na nxjerrë këtë kristal të kulluar, llagarin e partisë!
Ndalemi me kaq, se ka më…

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...