Vazhdon rritja e popullsisë në botë, Afrika në krye të listës

Saturday, 21 December 2019 10:20

Natën e vitit të ri sipas parashikimeve në botë do të ketë përafërsisht 7.754.847.000 njerëz. Këta janë 83 milionë më shumë se një vit më parë, vuri në dukje Fondacioni Gjerman për Popullsinë Botërore në Hanover. Sipas këtij fondacioni çdo sekondë Tokës i shtohen 2,6 banorë. Kjo shifër del nga raporti i lindjeve dhe vdekjeve gjatë së njëjtës periudhë. Parashikohet që në vitin 2023 popullsia në botë do të jetë 8 miliardë.

Rritjen më të madhe të popullsisë e ka Afrika. Deri në vitin 2050, sipas parashikimeve numri i banorëve të këtij kontinenti do të jetë 2,5 miliardë nga rreth 1,3 miliardë që ka aktualisht. Pra do të ketë dyfishim të popullsisë. Gratë në Afrikë lindin ndërkohë mesatarisht 4,4 fëmijë, më shumë se mesatarja botërore me 2,4 fëmijë për grua.

Bazuar në zhvillimin aktual të popullsisë në vitin 2100 në Afrikë do të ketë rreth 4,3 miliardë njerëz. Shkaku kryesor për rritjen e popullsisë në vendet jugore të Saharasë, është shtatëzania e padëshiruar tek gratë, sepse ato nuk janë në gjendje të mbrohen, shpjegon fondacioni.

Fondacioni bën thirrje për kontraceptivë

Fondacioni bën thirrje për forcimin e të drejtave të grave, fushatat sensibilizuese dhe garatimin e kujdesit shëndetësor, aksesin tek mjetet moderne kontraceptive. Këto objektiva duhet të vihen në fokus të bashkëpunimit për zhvillimin. “Nëse gruaja mund të vendos me vullnet të lirë nëse dhe kur do të lindë fëmijë, popullsia në Afrikë në jugun e Saharasë deri në fund të këtij shekulli do të ishte 30 përqind më pak, nga parashikimet aktuale”, tha drejtorja ekzekutive e fondacionit Renate Bähr.

Se si është e shpërndarë popullsia në kontinente, fondacioni e shpjegon përmes një modeli: Nëse bota sot do të ishte nëj fshat me 100 banorë, 59 syresh do të vinin nga Azia, 17 nga Afrika, dhjetë nga Europa, tetë nga Amerika Latine, pesë nga Amerika e Veriut dhe një nga Oqeania. Në vitin 2050 ky fshat do të kishte gjithsej 128 banorë.

(Marrë nga DW)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...