Prokurori i antimafias italiane: Në Shqipëri korrupsioni nuk të lejon të kryesh hetime

Saturday, 21 December 2019 17:21

Në një pasqyrim që i ka bërë kriminalitetit Shqiptar prokurori i antimafias italiane Nicola Gratteri ka ngritur si shqetësim korrupsion në administratën shqiptare . Në një interviste për RTV Ora Gratteri thotë se kriminaliteti shqiptar nuk ka mundur të penetroje ne ekonominë italiane por paratë investohen në Shqipëri, ku është e lehtë që papritur të bëhesh i pasur e askush nuk të thotë gjë.

“Në Shqipëri ka një problem të mbulimit të krimit në shoqëri, ka fenomene të një korrupsioni të konsiderueshëm që nuk të lejojnë ta luftosh e të kryesh hetime të forta e vendimtare”. 

Kështu është shprehur për RTV Ora Prokurori i Antimafias Italiane Nocola Gratteri, i cili prej vitit 1989 është nën mbrojtjen e një skuadre policore pas një sërë kërcënimesh për jetën e atentateve të mbetura në tentativë nga klanet mafioze ndrangetiste.

Nocola Gratteri: Kjo ka të bëj me aparatin e administratës publike që ka raste që hyjnë e ia dalin të penetrojnë dhe në institucionet gjyqësore. E këtë gjë e referojnë dhe persona që kanë pasur të bëjnë me Shqipërinë.

Prokurori i antimafias thotë se kriminaliteti shqiptar nuk ka mundur të të penetrojë në ekonominë italiane

Nocola Gratteri: Deri tani nuk më rezulton një gjë e tillë. Përveç grabitjeve në vila e grabitjeve të Tiranë. Aktiviteti më i rëndësishëm i tyre në Itali është shitja e drogës e me paratë e fituara më pas shkojnë në Shqipëri e ndërtojnë kështjella. Për momentin në Shqipëri masat parandaluese nuk janë si në Itali, është e vështirë t'i sekuestrosh të mirat materiale mafiozëve të vëna në rrugë të paligjshme. Në Shqipëri është e lehtë që papritur të bëhesh u pasur e askush nuk të thotë gjë.

Gratteri thotë se mafia shqiptare është ngritur në nivel më të lartë. Atë e gjejmë gjithnjë e më të pranishme në Holandë në trafikun e kokainës por dhe në Kolumbi, në Amerikën e Jugut, duke organizuar blerjen e drejtpërdrejtë të sasive të kokainës për t'i trafikuar më pas në Europë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...