Mesazhi i aktores Justina Aliaj: Fryn një erë e mirë për godinën e Teatrit Kombëtar, do kisha dasht me shpirt…

Saturday, 21 December 2019 18:36

Aktorja dhe këngëtarja e mirënjohur, Justina Alija, vjen me një rrëfim mjaft interesant në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24.

Shkrimtarja e nisi intervistën me një mesazh për Teatrin Kombëtar, teksa tha se çdo gjë që ndodh mbi atë skenë, është jashtëzakonisht sinjifikative.

Pjesë nga intervista:
Jeni në Shqipëri, morët pjesë në festivalin për mbrojtjen e Teatrit, një mbrëmje me krijimtarinë e Mitrush Kutelit, si u ndjetë në këtë festival?
U ndjemë jashtëzakonisht mirë, çdo gjë që ndodh mbi atë skenë është jashtëzakonisht sinjifikative. Ne morëm shkrimtarin e madh Mitrush Kuteli, sepse edhe ai ka qenë disident, e në një farë mënyre, vendosëm ta shpalosim aty këtë mbrëmje dedikuar këtij shkrimtari të madh. Më pëlqeu kjo lloj iniciative, sepse përveç të mirës, asgjë të keqe nuk ka. Në radhë të parë se kujtojmë figurat, së dyti se mburremi me ato figura, e në radhë të tretë bëjmë stafetën që gjithmonë duhet respektu.

Jeni shumë sensitive sa herë bëhet fjalë për Teatrin, për mbrojtjen e godinës. Sa herë ktheheni në Shqipëri, mendjen e keni te Teatri, duke theksuar gjithmonë ‘Mos e prekni Teatrin’, si e mendoni vijimin e asaj godine?
Mendoj që fryn një erë e mirë për godinën e Teatrit Kombëtar. Shpirti im do ma donte që një ditë prej ditësh Edi Rama, Erjon Veliaj, të gjithë me ardh me thënë ‘të mbrojmë Teatrin se bashku’. Kështu e do shpirti im si artist.

 Por kjo dihet që nuk do të ndodhë apo jo…

Atëherë ne duhet… duhet ‘dy dur për një kry’, po shpirti do ma donte të ishim të gjithë në të njëjtën frekuencë.

Sa herë vini, shkoni te Teatri..
Po sigurisht, shkoj aty, marr mikrofonin..

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...