Perplaset trageti i pasagjerëve me portin në Vlorë, shkak stuhia në det

Diel, 22 December 2019 10:03

Deti i trazuar për shkak të erërave të forta ka shkaktuar përplasjen e tragetit me pankinën e portit të Vlorës.

Newsbomb.al mëson se trageti “Prince” i linjës Brindizi-Vlorë nuk ka mundur të ankorohet për shkak të dallgëve, ndërsa gjatë momentit që është afruar pranë portit, është përplasur me pankinën.

Përplasja ka qenë tepër e fortë sa që një pjesë e betonit është çarë. Nuk raportohet për dëmtime të tragetit apo lëndime në njerëz.

Trageti “Prince” ka që prej ditës së djeshme që pret në det të hapur për momentin e duhur që të ankorohet në port.

***

Qindra pasagjerë në Vlorë vijojnë të jenë në pritje që trageti të ankorohet. 150 pasagjerë kanë më shumë se 15 orë që presin për shkak të motit të keq.

Sipas burimeve të “Faxëeb.al”, trageti pritet të bëjë një tentativë tjetër për t’u ankoruar në orën 11:00, me qëllim që të zbresin pasagjerët.

Nga ana tjetër, lundrimi për mjetet e tjera vijon të jetë i pezulluar. Trageti “San Damian” mbeti që dje i bllokuar në det për shkak të erërave të forta dhe shirave të dendur.

Modifikuar më Diel, 22 December 2019 10:27

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...