Detajet nga krimi makabër/ Çfarë e ‘tradhtoi’ të dyshuarin

Diel, 22 December 2019 10:30

Gjykata e Korçës la në arrest me burg 18-vjeçarin Devis Hoti, i dyshuar për vrasjen e Flamur Ducit në fshatin Mborje.

I riu me precedent penal deklaroi se është i pafajshëm përpara gjykatës, kurse avokati mbrojtës kërkoi një masë më të lehtë për adoleshentin. Adoleshenti u shfaq i qetë përpara gjykatës.

Por gjykata besoi se provat e prokurorisë janë të forta.

E para, prokuroria thotë se ka siguruar një fije floku të gjetur në dorën e viktimës dhe njollat e gjakut në veshjen e autorit të dyshuar, që përputhen me ADN-në. Nga këqyrja e marketit në pronësi të Ducit është vërejtur mungesa e thikës që shërbente për prerjen e bulmetit. Përveç kësaj, në pllaka janë vënë re pika gjaku, që janë marrë në cilësinë e provës.

Mësohet se Duci është qëlluar tetë herë me thikë, në fytyrë dhe zemër.

Së dyti, prokuroria thotë se ka siguruar dëshmi kontradiktore të prindërve të 18-vjeçarit. Përveç kësaj, në një bisedë ambientale, i riu dëgjohet duke i diktuar xhaxhait të tij se çfarë duhet të thotë për grupin e hetimit.

Deri më tani mungon një motiv për arsyen që e ka shtyrë të riun drejt këtij krimi të rëndë.

Mediat kanë spekuluar se bëhet fjalë për një sherr banal. Ka pasur edhe raportime se arsyeja e sherrit ka qenë një femër.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...