Konflikti i interesit është një takim midis dy drejtëzave…/ Shpjegimi epik i anëtares së KLP

Diel, 22 December 2019 15:36

Nurihan Seiti është një nga anëtaret e KLP-së, e cila ka qenë prokurore në kohën e diktaturës.

Seiti u zgjodh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) nga Kuvendi i Shqipërisë, vetëm me votat e Partisë Socialiste.

“Boldnews.al” ka publikuar vendimin e Autoritetit të Dosjeve, në të cilin ka konstatuar se kandidatja dhe sot anëtarja e KLP, Nurihan Seiti përfshihet në fushën e zbatimit të ligjit “Për informimin mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Në vendimin nr. 11, dt. 24.03.2017, Autoriteti i Dosjeve konstaton se: “Kandidatja, znj. Nurihan Bajram Seiti, rezulton se nga dokumentacioni arkivor i administruar nga Arkiva e Sistemit të Ministrisë së Brendshme, ka qenë prokurore në proceset penale politike…”.

Ndërkohë në një nga mbledhjet e KLP-së, Seiti ka bërë një shpjegim epik lidhur me konfliktin e interesit. Në audion e publikuar fillimisht nga “CNA”, Seiti shprehet se konflikti i interesit është një takim i dy drejtëzave ku njëra ose tjetra kanë interes lehtësues ose rëndues në të tashmen ose subjektivisht në të ardhmen.

“Kryetar, në fakt nëse do e shpjegoja në një menyrë tjetër, se unë kam arritur duke e trajtuar të drejtën njësoj si shkencë ekzakte duke e marrë shumë seriozisht, e kam parë në një këndvështrim matematikorë duke bërë një figurë të tillë gjeomerike. Konflikti i interesit është një takim i dy drejtëzave ku njëra ose tjetra kanë interes lehtësues ose rëndues në të tashmen ose subjektivisht në të ardhmen.

Këtu nuk shikojmë asnjë nga këto elemente, pra nuk kemi të tashme dhe nuk kemi një të ardhme të mundshme. Këto janë thjesht dy subjekte në punët e tyre në mënyrën e tyre të aktivitetit ditor. Kështu që nuk shikoj asnjë konflikt interesi”, shpjegon Nurihan Seiti.

Audio Player

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...