Tërmeti e bën të reflektojë për sjelljen në familje: 23 vite martesë, bashkëshortja ime vetëm lot në sy

Diel, 22 December 2019 16:59

Familja është gjëja më e shtrenjtë dhe nuk është asnjëherë vonë për t’ju treguar dashurinë dhe mirënjohjen. “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e veçantë të familjes Shima.

Spartaku ka treguar në studio varësinë e tij ndaj alkoolit dhe sesi kjo gjë ka shkaktuar probleme dhe debate në familjen e tij. Ai është i martuar prej 23 vitesh me znj.Selvia dhe kanë dy fëmijë.

Pas një tragjedie të ndodhur në familjen e tij, Spartaku kaloi në depresion dhe u përpoq ta gjente ngushëllimin tek alkooli. Pavarësisht se gruaja dhe fëmijët i gjendeshin gjithmonë pranë, ai sërish ju shkaktonte atyre lot dhe dhimbje.

Por tërmeti i 26 Nëntorit e bëri të reflektonte dhe në emision ai ka ftuar bashkëshorten dhe djalin e tij të madh për t’ju bërë një premtim.

 

Spartaku: Aktualisht kam filluar punë si ushtarak, në kompani kërkim-shpëtimit, edhe me këtë dhimbje të madhe nga tërmetet kam marrë pjesë në disa familje. Edhe pastaj mendova kur ke një gjë të shtrenjtë dhe s’di ta mbash, dhe i vura detyrë vetes.

Ardit Gjebrea: Të ka bërë të reflektosh?

Spartaku: Po!

Ardit Gjebrea: Pse s’di ta mbash?

Spartaku: Në 2003 më vdes vëllai, dhe kalova një depresion të madh, fillova duke pirë alkool. Nusja mundohej të më jepte kurajo, të më mbante me të mira, më ka mbështetur për çdo lloj situate, por gjeja gjithmonë atë ngushëllimin tek alkooli. Sado e kam pasur familjen përkrah, bëja shumë gabime, e teproja në familje, i mërzisja shumë. Jam i martuar dhe kam dhe dy djem, Seldin dhe Kristianin. Seldi ka përjetuar shumë nga ana ime.

Ardit Gjebrea: Që do të thotë?

Spartaku: Ka përjetuar shumë kriza nga ana ime si baba. Ka patur shumë gjëra negative.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është Seldi?

Spartaku: Djali sot sa i ka bërë 19 vjeç. Edhe atij doja t’i jepja një premtim. Gjithë kjo kohë e gjatë, 23 vite martesë, bashkëshortja ime vetëm lot në sy, vetëm dhimbje, jo vetëm ajo, por edhe familja ime.

Ardit Gjebrea: I vetmi peng që ke ti është pija?

Spartaku: Kam shumë gjëra, por kjo është më e rëndësishmne për bashkëshorten time. 23 vite martesë, një ditë e gëzuar jo, vetëm lot, hidhërime, e kam mërzitur jashtë mase..

Ardit Gjebrea: Po pse more Spartak?

Spartaku: Po streset, problemet e çdo familjari. Hyn pasuria në mes Ardit. Kam patur dhe shumë probleme në pasuri. Edhe pavarësisht, bashkëshortja, Selvia më ka përkrahur gjithmonë, por nuk i kam dhënë vendin e duhur. Nuk i kam ndenjur pranë, përkundrazi, përkrahja familjen time dhe e anashkaloja bashkëshorten.

Ardit Gjebrea: Si e ke mbajtur në këmbë këtë marëdhënie? 23 vite ka pasur ndonjë moment kur bashkëshortja ka thënë më mirë të shpëtoj.

Spartaku: Jo, këtë gjë nuk ma ka bërë asnjëherë. /tvklan.al

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...