Mos harroni çadrat as nesër, shiu nuk ndalet/ Në veri dhe lindje dëborë

Diel, 22 December 2019 20:58

Ndërsa fundjava po mbyllet me reshje shiu dhe stuhi nuk duket aspak premtuese as java që po vjen.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit – IGJEUM, edhe nesër territori shqiptar do të jetë me vranësira të dendura dhe shira. Madje në zonat e thella malore veriore dhe lindore pritet të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën termike minimale në qytetin e Pukës me -3°C.

 

Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandes me 16°C.

 

Kushtet e motit në orët e pasdites dhe në vijim do të përmirësohen gradualisht. 

RESHJET

Nesër (e hënë, dt.23), priten reshje intensive në pjesën më të madhe të qarqeve të vendit. Ndërsa në katër qarqe priten reshje mesatare por lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin. Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u ulur ditën e nesërme.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë fundit të ditës së sotme (e dielë, dt.22) priten reshje intensive, pothuajse në të gjithë territorin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Lumenjtë dhe përrenjë e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).

Ditën e nesërme (e hënë, dt.23) prurjet do të vazhdojnë të jenë të larta por me tendencë ulje pas mesditës.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.23) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 14 °C,

në vendet e ulëta: 10 / 13 °C,

në vendet malore: 3 / 8 °C

ERA

Nesër (e hënë, dt.23) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri shumë e fortë.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...