Përgjaken rrugët/ Aksident me vdekje në Kolonjë, në aksin Fier – Lushnjë

Hënë, 23 December 2019 08:30
 
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Fier –Lushnjë, pranë Kolonjës, në orën 3:25. Një 31-vjeçar me iniciale Z.H. nga Berati që drejtonte një Land Rover, ka dalë nga rruga pas përplasjes së fortë me mbrojtëset e rrugës, ndërkohë që kishte dhe një pasagjer, M.R.28 vjeç, edhe ai nga Berati.
 
Për pasojë, ka humbur jetën pasagjeri M.R., kurde drejtuesi i mjetit Z.H. ëhstë shtruar në spitalin e Traumës, i plagosur.
 
 
Policia njoftoi paraprakisht se: Sot rreth orës 3:25, në aksin rrugor Fier – Lushnje, në fshatin Kolonjë, shtetasi Z.H, 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka dalë nga rruga.
 
Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M.R, 28 vjeç, banues në Berat dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
 
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...