Shkelja e ligjit/ KED formalizon Artur Metanin në krye të listës për Kryeinspektor të Drejtësisë

Hënë, 23 December 2019 17:22

Nga Boldnews.al

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi formalizoi këtë të hënë emrin e Artur Metani, aktualisht Avokati i Shtetit dhe vëllait të zyrtaret socialiste, Eglantina Gjermeni, në krye të listës së kandidatëve për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Metani nuk plotëson kriteret formale ligjore për të qenë pjesë e garës për Kryeinspektor të Drejtësisë. Por, ky fakt nuk e ka penguar aspak Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED) që, jo vetëm ta kualifikojë, por edhe ta rendisë të parin në listën prej 5 kandidatësh.

Pak ditë më parë, KED publikoi renditjen paraprake të juristëve që aplikuan për postin e ri, të krijuar me miratimin e Reformës në Drejtësi.

Në bazë të njoftimit zyrtar, Artur Metani ishte vlerësuar me 89.6 pikë. Pas tij renditen Sokol Stojani me 89 pikë, Joana Asimi (Sorraj) me 82 pikë, Eris Hysi me 78.3 pikë dhe në fund është Lindita Troja me 63.4 pikë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka njoftuar për një mbledhje mesditën e së Hënës, me rend dite “Miratimi i listës përfundimtare të renditjes së kandidatëve të lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë…”, një proces formal, nëpërmjet të cilit KED shpalli përfundimin e procedurave të ndjekura prej tij për plotësimin e vakancës për atë post kushtetues.

Lista prej 5 kandidatësh i përcillet Kuvendit i Shqipërisë, i cili duhet të zgjedhë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë me një shumicë të cilësuar prej 84 votash (3/5 e deputetëve). Në rast se asnjë prej kandidatëve nuk merr numrin e kërkuar të votave, lista i rikthehet propozuesit-Këshillit të Emërimeve në Drejtësi – i cili shpall fitues të parin e renditur në listë.

Artur Metani u lejua për të kandiduar për pozicionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në bazë të një vendimi që ndau anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në Shtator të vitit 2019.

Relatorja e çështjes, Margarita Buhali dhe ish-kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, votuan kundër vijimit të garës nga Metani, ndërkohë që shumica prej 5 anëtarësh, nën drejtimin e kryetarit Ardian Dvorani, ishin pro kandidaturës së tij.
“Boldnews.al” ka argumentuar më parë se Artur Metani është në kushtet e ndalimit ligjor për kandidimin për postin e Kryeinspektorit të Drejtësisë, referuar legjislacionit në fuqi në kohën kur Metani ka qenë këshilltar në institucionin e Presidentit, si edhe paketës ligjore të Reformës në Drejtësi, të miratuar pas vitit 2016.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 147/d, pika 3, parashikon se “Kandidati për Inspektor të Lartë të Drejtësisë nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit”.

Po ashtu, ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, në nenin 199/pika 1/dh, parashikon se: “Inspektor i Lartë i Drejtësisë mund të zgjidhet shtetasi shqiptar, që në momentin e kandidimit përmbush këto kushte:

dh) nuk ka mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit;

Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor. Në bazë të biografisë profesionale të tij, rezulton se ai ka qenë në funksionin e Këshilltarit Juridik të Presidentit të Republikës, në periudhën Maj 2002-Korrik 2012.

Pozicioni i Këshilltarit të Presidentit konsiderohet “funksion politik” në administratën publike. Përcaktimi i saktë për përfshirjen e “këshilltarit” në “funksione politike” jepet në nenin 3 të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” (Ligji i Vetingut).

Argumenta të ngjashëm ligjorë janë përdorur edhe nga anëtaret e pakicës, Buhali e Marku, për të kundërshtuar lejimin e kandidimit të Metanit.

Këtë qëndrim ka mbajtur edhe institucioni i Presidencës, i cili, në një përgjigje zyrtare për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, e konsideron “këshilltarin e Presidentit” si “funksion politik”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...