Haxhi Lleshi u nderua se nuk u pendua kurrë për krimet që bëri/Kryetarja e Qarkut bën qokën politike e familjare

Hënë, 23 December 2019 18:03

Siç edhe pritej, pushteti vendor i kontrolluar nga Partia Socialiste, ish Partia e Punës së Shqipërisë, po riciklon duke i nderua, gjithë figurat kriminale historike të saj. Ato po nderohen nga këshillat e bashkive e qarqeve, si dhe emrat e tyre po vendosen në rrugët kryesore të qyteteve. Së fundmi, nuk mund të rrinte pa bërë veprimin e radhës, Këshilli i Qarkut të Dibrës, i cili nderoi Haxhi Lleshin me titullin Nderi i Dibrës. Po cili ka qenë Haxhi Lleshi që u dashka marrë si model? I biri i ish agjentit me damkë jugosllav Halit Lleshi, i vrarë në vitin 1923, Haxhiu emigroi në Jugosllavi. Atje mbahej me paratë e shtetit jugosllav. U kthye në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u bashkuar me komunistët. Në vitet 1944-1946 ka qenë ministër i Punëve të Brendshme. Haxhi Lleshi me arsim fillor ka qenë në vitet 1953-1982 president i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Për çfarë mbahet mend? Kur u hetua në vitin 1993 për masakrën e Tivarit, i pranoi me kënaqësi krimet dhe tha se po të kishte mundësi të njëjtën gjë do të bënte. Për këto e tjera, Haxhi Lleshi u gjykua për gjenocid në moshë pleqërie. Tani për çfarë duhet të nderohet Haxhi Lleshi.

Ndodh kjo sepse Valentina Hysni Doda (Haliti) që është kryetare e Partisë Socialiste Dibër dhe njëkohësisht kryetare e Këshillit të Qarkut, ka kryer edhe qokën familjare. Babai i saj ka qenë mik i shokut Haxhi. Kështu u bë kjo punë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...