“Me minishengenin, Serbia dalje falas në portin e Durrësit”- Fatos Lubonja: Ramës i intereson vetëm një gjë në botë! Pse kjo ide e dështuar pa Kosovën

Hënë, 23 December 2019 19:20

Analisti Fatos Lubonja iu është bashkuar reagimeve në lidhje me samitin e tretë të Mini-Shengenit Ballkanik, që u mbajt këtë fundjavë në Tiranë mes kryeministrit Edi Rama, atij maqedonas, Zoran Zaev, dhe Presidentëve të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ndërsa mungonin liderët kosovarë.

lubonja

Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Lubonja pohoi se para se të ndërmerrej kjo nismë, duhet të kishte diskutime të hapura mes partive si dhe për faktin se çfarë përfitohej realisht nga ky projekt.

Analisti pohoi se me projektin e ‘Mini-Shengenit’ u shfaq dukshëm arroganca e kryeministrit Rama, ndërsa shtoi se ky i fundit e do këtë nismë për protagonizëm. Po ashtu Lubonja tha se fakti që Kosova nuk merr pjesë në këtë projekt është një problem shumë i madh, që e afron vendin tonë më shumë me Serbinë dhe jo e kundërta.

Fatos Lubonja: Se cilat janë përfitimet sipas meje, është pyetja që duhet të ishte bërë më herët dhe përpara vendosjes së këtij samiti. Besoj se nuk duhet të harrojmë se është përqendruar shumë problemi tek Kosova, përjashtimi i Kosovës dhe gjithë tematika që është shumë e rëndësishme për mendimin tim.

Debati i përfitimeve mendoj se duhet të ishte edhe ai i përfitimeve të Shqipërisë. Këtu merret pak si e pa diskutueshme, sikur të jetë e dhënë nga Zoti që kjo që ka bërë Evropa dhe nuk duhet ta përsërisim me mini-shengenin, na jepet si diçka pozitive që duhet ta bëjmë me çdo kusht. Këtë e them se nuk e kam hasur shumë nëpër polemika. Problemi i kësaj Evropë siç është ndërtuar kështu, ka shumë probleme sot në Evropë. Kemi Anglinë që iku. Kemi shtete që duan të kthehen tek sovraniteti.

Akuza të forta ka që thonë se fiton Gjermani, dhe disa vende humbin, edhe Italia futet në këto vende. Kjo kërkon një debat. Në një Mini-Shengen a është e vërtetë që fitojnë të gjithë? Por me lëvizjen e lirë të mallrave, mos ndoshta ne si shqiptarë humbasim sepse e kemi ekonominë më të dobët dhe fiton më shumë Serbia?! Kjo kërkon debat midis atyre që quhen parti politike. Që kryeministri ynë ka harruar që fjala parti do të thotë pjesë. Ka parti që ka një vizion tjetër dhe vizioni yt u imponohet të tjerëve sikur je ti je mbreti, sikur jemi në monarki absolut. Nëse akuzon Albin Kurtin për proteksionizëm, për marksizëm, këtë tjetrin për injorant, flas për Kosovën, normalisht duhet të kishte dhe në Shqipëri qasje të ndryshme, ekonomistë, specialistë, që duhet të bënin këtë debat nga të gjitha aspektet. Ky është njëra anë e problemit që mungon dhe në një far mënyrë vë në dukje arrogancën e një kryeministri që e pandeh që pjesa që përfaqëson ai siç e ka cilësuar tepsia, është  gjitha e tij. Këtu dalim dhe tek raporti me Kosovën.

Është detyra e kryeministrit të tregojë se me cilin është konsultuar. Cili është përfitimi? Nuk është hera e parë që Rama bën veprime që mendon se janë në përfitimin e tij, por janë në dëm, të shqiptarëve. Mjafton të kujtojmë ato PPP-të dhe na i ka shitur si përparim dhe pasurim.

Paraqitja e një imazhi si gjoja ‘Shengeni-Ballkanik’, është një imazh që nga një pjesë mund të konsiderohet si pozitive, një gjë që i jep pikë këtij politikani, apo atij në Serbi. Këtu kemi të bëjmë me një propagandë se sa një analizë serioze për përfitimet e tij, me natyrën që ka që i intereson vetëm një gjë në këtë botë, që është Edi Rama dhe jo Shqipëria, jo Kosova. Në një far mënyre i duket se i njehsohet me interes të Shqipërisë dhe do ta shesë kështu.

Nuk është e thjeshtë. Secili nga ata ka kontekstin e vet. Nëse unë jam në rolin e Vuçic dhe më duhet të kalojë mallrat serbe pa taksa dhe jam një ekonomi prodhuese shumë herë më e fuqishme se ajo shqiptare, më duhet një akses në Durrës, në porte pa pagesë, më duhet të anashkaloj një realitet të bezdisshëm që është shteti i Kosovës që më ka vënë një taksë 100%, atëherë ai ka të gjitha interesat për ta bërë këtë.

Këtu vijmë tek ana jonë. Edhe Gjermania, Italia, kanë interesa të ndryshme që të jenë në favor apo në disfavor të disa zgjedhjeve. Këto duhej të ishin diskutuar. Përmenda disa nga kostot ekonomike. Por ka dhe kosto politike. Kur e kanë ndërtuar këta e kanë ndërtuar si shtete të pavarura dhe të konsoliduara. Ti ke një shtet si ai i Kosovës, të cilin Serbia nuk e njeh. Gjëja e parë është zgjidhja e këtij problemi.  Vuçiç ka tjetër interes nga interesi që ka Shqipëria apo edhe Rama vetë.

Nëse ne mendojmë se jemi më afër me Serbinë sesa me Kosovën, ky është problem. Dhe kështu del. Po të ishte një Kosovë e njohur nga Serbia si shtet i pavarur dhe mund të hynte aty. Albin Kurti nuk e ka gabim për mendimin tim që prit një herë se nuk mund të hapim komplet kufijtë për të shitur gjithçka për oligarkinë perëndimore sepse ne jemi shtet i dobët dhe mund të kthemi thjesht që ai e quan proteksionizëm, por kjo është tejet e rëndësishme. Na kanë mbytur mallrat maqedonase dhe greke. Ana ekonomike është lënë në plan të dytë në Kosovë. Nëse ne mendojmë që të ndërtojmë urë me serbët, një këmbë duhet ta ketë patjetër në Kosovë. Nëse i ke këto ndarje kaq të mëdha historike, edhe si mendësi edhe politike, i ke për shkak të Kosovës. Si mund të injorosh këtë faktor? Sikur të jesh ti mbreti absolut i të gjithë shqiptarëve, këtej dhe andej kufirit (Rama). Këtu kemi një anashkalim dhe injorim të spektrit politik në Kosovë që bashkohen tek ideja se aty akoma nuk është zgjidhur konflikti me Serbinë të njohjes dhe me të gjithë të kaluarës, krimet.

Them se mund të ishte i mirë nëse tek ‘Mini-Shengeni’ do të shkonin të gjithë pasi të kishin biseduar me njëri-tjetrin. Kur ty s’të hyn Kosova, ‘Mini-Shengeni’ është dështim. Politikani ka për detyrë të mos dështojë. Mini-Shengeni është një dështim i sigurt dhe krijimi i problemeve të mëdha mes Ramës dhe partisë së tij dhe të gjithë klasës politikë në Shqipëri por dhe në Kosovë. Për Kosovën duhej të ishte diskutuar. Nëse je mbret absolut atëherë në rregull dhe gjithë nënshtetasit e mbretit thonë ok. Por nuk jemi në këtë realitet. Atje ke një shtet tjetër që është Kosova. Je parti dhe nuk je mbret. Je pjesë dhe nuk je i tërë (I drejtohet Ramës).

Kjo ideja e imitimit të Evropës, nuk është më ide triumfueses. Kjo ndikon që mos të ketë kaq mbështetje të madhe, e avancuar. Ndaj Rama në këtë drejtim është i vonuar. Ka qenë i vonuar dhe në politikat e brendshme. Kur nisën idetë kur Tirana dhe Durrësi do të bëheshin metropol i madh.

Modifikuar më Hënë, 23 December 2019 19:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...