‘Vora e harruar’, 15 pallate të pabanueshme, banorët strehohen te të afërmit ose në shtëpi me qira

Hënë, 23 December 2019 21:07

15 pallate në Vorë, janë shpallur të pabanueshme për shkak të dëmtimeve që kanë marrë nga tërmeti i 26 nëntorit. Për pasojë më shumë se 90 familje kanë mbetur pa një strehë mbi kokë, ndërsa të tjerë vijojnë të qëndrojnë në çadër. Nga autoritetet kërkojnë një zgjidhje, pasi shprehen se deri më tani janë lënë në harresë.

Këto pallate në Vorë, para tërmetit të 26 nëntorit strehonin më shumë se 90 familje, ndërsa tani janë të rrethuar me shirit, për shkak të dëmeve të mëdha.

Banorët po largojnë çtë munden, pasi janë zhvendosur te të afërmit ose në banesa me qira.

"Po paguajmë qira, bashkia nuk ka thënë gjë për bonusin që flitet."

"200 veta. Ja ka gjet ndonjëri bashkia apo Belinda Balluku shtëpinë këtyre familjeve që mos ta ndjejnë këtë tërmet që ra, jo. Gjithësecili e ka gjetur vetë."

"Vetë çdo gjë."

Thonë se dorën e shtetit, nuk e kanë parë në asnjë çast që pas 26 nëntorit.

"Ky është një tërmet i dytë. Shkojmë në bashki dhe ngrenë supet."

"Jemi as në qiell dhe as në tokë."

"Nuk e dimë tani do të na japin qira shtëpie, çfarë do të bëhet me pallatin?"

Por ky është realiteti i fatlumëve. Ka të tjerë, që nuk kanë mundësi të përballojnë një banesë më qira, dhe zgjidhja e vetme që u mbetet është kjo çadër vere.

"Në çadër, pa larë."

"Ngrohje nuk ka, një kalorifer që kishim na e morën se thanë mos digjeni.Tani kemi mbetur në të ftoftë dhe shi."

Bukën dhe ujin i sigurojnë vetë, ndërsa thonë se këto janë ditët më të vështira të jetës së tyre.

"Kemi qenë jashtë shtetit, gjuhën se dinim dhe na ka strehuar greku, që thotë greku greku.Në kishë më ka mbajtur tre muaj me katër fëmijë mua greku.Këta janë pa shpirt, nuk e di çfarë shteti i ndyrë është. Erdha të lë kockat këtu se nuk desha ti lë jashtë shtetit."

Banorët e Vorës, njëzëri, kërkojnë që shteti të marrë masa për strehimin e tyre, duke paralajmëruar protesta, që do të arrijnë deri në bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...