Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për të liruar këngëtarin Aleksandër Gjoka. Mësohet se gjykatat ka vendosur masën “Detyrim Paraqitje” për të.
Aleksandër Gjokaj u arrestua nga policia e Sandër Lleshajt, me pretendimin se u kap i dehur duke drejtuar automjetin.
Pas kontrollit, policia evidentoi që Gjokaj kishte konsumuar alkool përtej normës së lejuar.
Ndalimi i Gjokajt shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, kjo për faktin se policia që zgjodhi të arrestojë këngëtarin e njohur, nuk tregohet aq efikase kur përballet me çështje edhe më të rënda.