‘Tërmet ekonomik’, Tabaku: Skamje e madhe, shteti s’iu përgjigjet shqetësimeve të bizneseve

Tuesday, 24 December 2019 17:22

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku së bashku me përfaqësues të PD-së, kanë vizituar këtë të martë bizneset e prekura nga tërmeti në njësinë nr 4 në kryeqytet. Përmes një reagimi në FB, ish-deputetja thotë se klima që përfaqëson sot sektorin e biznesit është totalisht e pa shpresë.

“Ajo që dëgjoje nga goja e tyre nuk ngjasonte aspak me çfarë dëgjon nga goja e propagandës së ministrisë së financave dhe ekonomisë. Një skamje e madhe, mungesë konsumi dhe mosbesim në këtë qeveri. Aq i madh ishte mosbesimi saqë edhe socialistë që kishin votuar këtë qeveri nuk gjejnë më kurajën të justifikojnë këtë sjellje arrogante”, shprehet ish-deputetja.

Sipas Tabakut, shqiptarët kanë tkurrur konsumin e tyre familjar pasi kanë frikë dhe mosbesim tek qeveria Rama, ndërsa shton se situata paraqitet e rëndë saqë shumë biznese “janë tanimë të gatshëm të mbyllin qepenat, askush në qeveri nuk iu përgjigjet shqetësimeve të tyre.”
“Sipërmarrësit e vegjël e dinë më mirë se kushdo situatën ekonomike në vend, ata sa herë u tregon justifikimet e qeverisë të përgjigjen me fletoret e borxheve apo biznese që nuk shesin prej fillimit të muajit. Të tjerë tregojnë taksat e larta, ankohen për 1200 euro në vit taksë shtesë që do rrisë çmimet”, shkruan ajo.

Ish-deputetja shton se biznesi ka nevojë për frymëmarrje, jo vetëm ai i prekur nga tërmeti i kobshëm i fund nëntorit. “Çdo biznes ka nevojë të shpëtojë nga tërmeti 7 vjeçar me emrin rilindje socialiste. Qeveria gabon kur mendon se mund të gënjejë bizneset me gjoja “vëzhgime pas tërmeti”, thekson ish deputetja, duke shtuar se e vetmja shkaktare e “tërmetit ekonomik” është qeveria.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...