"Fluturojnë" qiratë pas tërmetit, ekspertët sugjerojnë ndërhyrjen e shtetit

Tuesday, 24 December 2019 22:13

"Minimumi 50 mijë lekë për hyrje është ngritur dhe mua ma ngritën nga 200 mijë lekë që e kisha lënë në 230 mijë sa e morën vesh që më ka zënë tërmeti."

"Gati dyfishi, kështu që ne nuk kemi ku të mbytemi."

Janë këto denoncimet e qytetarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të cilët janë të detyruar të kërkojnë një shtëpi me qira në qytet.

Rritja e çmimeve për ekspertët nuk është e justifikuar për shkak të kërkesë-ofertës, por vjen si pasojë e mungesës së solidaritetit në kushtet e fatkeqësisë natyrore.

Cero: Teorikisht nuk duhet të ndodhte sepse ne kemi një largim shumë të madh të popullsisë. Fakti që janë 2500 apartamente të pa shitura në qytetet kryesore të vendit, kryesisht në Tiranë, tregon se nuk ka kërkesë për banesa.

Eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko, thotë se shteti duhet të gjejë mekanizma për të ndërhyrë edhe në tregun informal të qirasë.

Ceko: Patjetër që mund të vihet një tavan dhe tavani duhet të vihet për metër katrorë. Të mos i japë para në dorë personave por t'ja gjejë shteti banesën te këta persona që japin banesën me qira dhe shteti ta paguajë.

Ceko thotë se praktika të tilla janë përdorur dhe në vende si Argjentina apo Kili, ndërsa u kujtoi autoriteteve se ekziston një manual për përballimin e emergjencave nga Organizata e Kombeve të bashkuara që duhet nxjerrë nga sirtarët për tu implementuar në terren.

Login to post comments