Çdo lodër fëmijësh që shitet në treg duhet të ketë markimin CE në trup, përndryshe shitësi gjobitet.
“Ne momentin që nuk konstatojmë markimin CE, ajo lodër është për t’u bllokuar dhe shkatërrohet. Masat shkojnë deri në 2 milionë lekë dhe me 3% të xhiros”, thotë një nga inspektorët.
Për t’u siguruar që tregtarët shesin lodra të sigurta, ekspertët e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut kontrolluan zonën e “5 Majit” në Tiranë.
Një produkt me markimin CE është në përputhje me rregullat teknike dhe bëhet i disponueshëm në tregun shqiptar dhe atë europian, por nuk do të thotë se është prodhuar në Europë.
“Çdo gjë është e sigurt, e marrim në fabrikë, në Kinë, tregun më të madh të botës.
Shefi i Inspektoratit këshillon prindërit. “Prindërit duhet të kujdesen sepse lodrat mund të kenë rrezik fizik dhe toksik. Aktualisht kemi sekuestruar rreth 10 mijë lodra”, thotë kreu i ISHMT Lavdrim Sahitaj.