Presidenti Meta në drekën e Krishtlindjes me familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras

E mërkurë, 25 December 2019 19:35

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në drekën e Krishtlindjes të shtruar në Famullinë “Zoja e Ngritur në Qiell” për familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras.

Në praninë e Kryeipeshkvit Metropolitan Tiranë-Durrës Imzot George Frendo, primarit të famullisë Dom Altin Shabani dhe murgeshave që shërbejnë në këtë zonë që prej vitit 1992, Presidenti Meta iu drejtua familjeve  të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke theksuar se:

“Në këtë ditë të bekuar të Krishtlindjes, duhet të jemi në radhë të parë më pranë atyre që kanë nevojë për më shumë kujdes, dashuri dhe përfshirje sociale. Këto Krishlindje na gjetën në vështirësi për shkak të pasojave që la tërmeti tragjik i 26 nëntorit dhe ju e ndjetë edhe më fort se sa shumë zona të tjera, dhe për fat të keq patët më shumë dëme e humbje.

Megjithatë është një moment për të shpresuar, për të gëzuar, për të punuar të gjithë së bashku në mënyrë që Krishtlindjet e tjera t’i kremtojmë si gjithmonë nën një atmosferë festive dhe gjithëpërfshirëse!

Edhe një herë faleminderit Imzot Frendos për ftesën e tij! Ju uroj gëzuar këto Krishtlindje dhe Vitin e Ri! Le të jenë një ogur i mirë për ju si dhe për të gjithë vendin tonë!”.

Pas festës së Krishtlindjeve presidenti Meta ka postuar këtë mesazh në facebook:

Me kënaqësi të veçantë mora pjesë sot në drekën e Krishtlindjes të shtruar në Famullinë “Zoja e Ngritur në Qiell” për familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras, për të ndarë me ta urimet më të ngrohta e të përzemërta në këtë Ditë të Bekuar.

Në këto momente të vështira, kur pasojat e rënda që la pas tërmeti tragjik ende nuk janë tejkaluar, duhet të jemi në radhë të parë më pranë atyre që kanë nevojë për më shumë kujdes, dashuri dhe përfshirje sociale, për t’u dhënë shpresë, kurajo dhe gëzim, për të punuar të gjithë së bashku në mënyrë që Krishtlindjet e tjera t’i kremtojmë si gjithmonë nën një atmosferë festive dhe gjithëpërfshirëse.

Falenderoj Kryeipeshkvin Metropolitan Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo që më ftoi për të kaluar disa çaste të paharruara gëzimi me këto familje të dashura.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...