Meta: Fyerjet e Ramës ndaj liderve politikë të Kosovës, janë të papranueshme

E Enjte, 26 December 2019 21:48

Presidenti Ilir Meta, i ka konsideruar “fyerje” deklaratat e kryeministrit Rama ndaj liderëve të Kosovës, ndërsa tha se kjo është e papranueshme.

I ftuar në “360 gradë” Meta u shpreh se Rama nuk mund të eksportojë konfliktet e brendshme në Kosovë.

"Fyerjet e ketij individi ndaj liderve politike te Kosoves jane totalisht te papranueshme. Ti nuk mund te hash dreka e darka me udheheqesit e Serbise dhe nga ana tjeter te fyesh politikanet e Kosoves. Sa u perket akuzave te Rames ndaj Ramushit, nuk me shqetesojne sepse te gjithe e dine se ai te vertetat e tij i ka mbrojtur ne cdo nive. Rama nuk mund te eksportoje konfliktet e brendshme ne Kosove" ju përgjgij Presidenti Meta pyetjes së gazetarëve në 360 Gradë, në lidhje me fyerjet që Rama i drejtoi politikanëve në Kosovë e veçanërisht Haradinajt. 

Modifikuar më E Enjte, 26 December 2019 22:04
Login to post comments