Përplasje me armë në kufirin me Greqinë, plagoset një polic

Premte, 27 December 2019 13:55

Shkëmbim zjarri në orët e para të mëngjesit në kufirin greko-shqiptar mes një grupi grabitësish dhe policisë greke.

Në Agio Nikola, Filat të Igumenicës, policia greke ka pikasur një grup prej 5 personash që po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin nga Greqia në Shqipëri.

Në ndjekje të tyre u vu skuadra e OPKE, sektori kundër narkotikeve dhe dy skuadra të policisë kufitare.

5 personat shoqëronin 2 kafshe mushka.

Gjatë tentativës për ti ndjekur, skuadra prej 5 personash hapi zjarr ndaj policisë dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe policia greke. 3 persona kanë arritur të kalonin në tokën shqiptare, në një zone pyjore, ndërkohë që u kapën dy prej tyre, shqiptarë të moshave 16 dhe 46 vjeç.

Gjate kapjes, 46-vjeçari ka bërë rezistencë të madhe, duke plagosur lehtë një oficer policie.

Dy mushkat rezultuan të ngarkuara me 4 bagëti të therura, të vjedhura në një stan ne Agio Nikola, Filat.

Modifikuar më Premte, 27 December 2019 14:03
Login to post comments