Jeta në kontenier, 43 familje në Manëz të Durrësit jetojnë në kushte të vështira

Premte, 27 December 2019 21:22

Durrësi është një nga zonat më të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, që numëroi plot 24 viktima dhe më shumë se 2500 familje të pastreha. Në Manëz, 43 familje jetojnë në kontenier dhe thonë se drama për ta vijon, pasi kushtet janë tejet të vështira.

Ky kamp i improvizuar me kontenier në Manëz të Durrësit, ka banorë nga të gjitha moshat, duke nisur nga 2 muajsh, deri në 85 vjeç.

Që pas tërmetit të 26 nëntorit thonë se vështirësia për ta vijon, edhe pse nuk janë më në çadër.

"Nuk është aq keq, por më mirë është në shtëpi se këtu."

Në çdo kontenier, jetojnë 2 familje, ndaj dhe shpesh, nuk ka vend për të fjetur.

"Ne jemi katër pjesëtarë familje, kemi vetëm dy krevate të cilët i ka marrë vëllai te çadrat. Ne flemë përtokë, unë dhe motra, ndërsa vëllai dhe mami flenë në krevat".

Vështirësinë kryesore e hasin në furnizimin me ujë.

"Vjen vetëm në mëngjes nga ora 7 ose 8. Një orë rri, deri në 9."

"U bë dy javë që nuk ka hedhur pikë uji në trup, gjynah, është e vogël. Me u la ditë për ditë dhe do ato terezitë e veta.Do bleni dhe do të gatuani vetë, po ku të gatuajmë? Nuk ke ku të lash enët".

Nuk mbetet pas dhe i ftohti, pasi kondicionerët e vendosur, janë thjesht për zbukurim.

"Kjo ftohet dhe duhet patjetër diçka me e ngroh fëmijën."

Rreth 11 mijë persona mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit në qarkun e Durrësit, ndërsa qindra të tjerë numërohen në Tiranë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...