Presidenti i Zvicrës: ‘Facebook’ ka dështuar me monedhën digjitale Libra

Premte, 27 December 2019 21:03

‘Facebook’ dështuar me monedhën digjitale Libra. Ky fakt është bërë i ditur nga presidenti i Zvicrës, Ueli Maurer, i cili thekson se projekti ka nevojë për përpunim. “Unë nuk mendoj se ekziston ndonjë mundësi për Libra-n në formën e tanishme, sepse bankat qendrore nuk do ta pranojnë atë. Projekti, në këtë formë, ka dështuar”, -tha Maurer.

‘Facebook’ ka kërkuar mbështetje ligjore nga Zvicra për monedhën digjitale. Ndërkohë, kompania nuk ka komentuar deklaratat e presidentit të Zvicrës. Planet për monedhën digjitale të drejtuar nga Facebook-u, e cila do të lëshohet dhe menaxhohet nga Shoqata e Libra-s me bazë në Gjenevë, kanë ngritur shqetësime midis rregullatorëve dhe politikanëve, duke filluar nga çështjet e privatësisë dhe deri te potenciali i saj për të ndikuar në politikën monetare dhe për të ndryshuar situatën financiare në botë.

Nga ana tjetër, zyrtarët që drejtojnë projektin, përfshirë menaxherin e lartë në Facebook, David Marcus, kanë thënë se pengesat rregullatore mund të vonojnë lëshimin në qarkullim të monedhës, të planifikuar për në qershor të vitit 2020.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...