Horoskopi 28 dhjetor, ja parashikimi i yjeve për ju

Saturday, 28 December 2019 00:31

Dashi

Sot, ju do të keni mundësinë për të çuar deri në fund një bisedë që e keni filluar disa ditë më parë më një person shumë interesant. Ju nuk keni qenë të qetë gjatë këtyre ditëve prandaj sot do ju vijë mundësia për të ndryshuar përshtypjen e keqe që i keni lënë këtij personi dhe për t’i treguar se kush jeni ju në të vërtetë. Vetëm kini parasysh diçka, mos u përpiqni shumë aq sa të ulni veten sepse do dukeni një njeri shumë i dëshpëruar tek ky person. Ju keni çdo gjë në kontroll dhe nuk është nevoja të bëni më shumë sesa duhet. Mjafton të jesh i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë.

Demi

Po hyni në një fazë ku mendoni se idetë e cekta dhe të mirat materiale nuk kanë aspak rëndësi për ju. Ju jeni të prirur t’i kushtoni më shumë rëndësi emocioneve të thella. Kështu që sot përpiquni të drejtoni veten drejt clubeve të reja, argëtimeve me miqtë dhe dëgjimit të muzikës më të re që ka dalë në treg. Do ju krijohet mundësia të bisedoni me njerëz të mençur për gjëra mjaft interesante dhe intrigues, do merrni ide të reja që do ndikojnë shumë në jetën tuaj.

Binjakët

Sot do ndiheni pak të mërzitur dhe të stresuar. Disa gjëra mund t’ju ngadalësojnë dhe mund të mos ju kënaqin shumë. Parkimi mund të jetë një problem më i madh se zakonisht, trafiku mund të jetë shumë i pakëndshëm dhe mund të merrni një shërbim të dobët apo të vonuar në një restorant. Jeta nuk mund të jetë perfekte gjatë gjithë kohës, kështu që në vend që të mërziteni, duhet të jeni mirënjohës që gjërat nuk janë më keq sesa mund të ishin!

Gaforrja

Sot do merrni shumë shenja apo pohime që mendoni se do ju çojnë në drejtimin e duhur, por mendojeni dy herë para se të veproni. Mos u përfshini me gjëra për të cilat nuk jeni të sigurt, edhe nëse të gjithë rreth jush betohen se është gjëja më e lezetshme në planet. Ju keni një skepticizëm të shëndetshëm për të njohur një gjë që është e duhura apo jo, prandaj përdoreni atë sot. Vetëm kini parasysh që të mos jeni shumë të ashpër me njerëzit që nuk do pajtohen me ju, ata kanë të drejtën e tyre të mos pajtohen që kështu lërini.

Luani

Dikush që duket i lezeçëm apo i këndshëm për ju, mund të ketë disa ndjenja më tepër për ju. Nëse do ndodheni në një ambjent vetëm të dy sot, ky person do marrë mundimin të shprehë ndjenjat që ka kundrejt jush. Nëse ju ndiheni njesoj si ky person atëhere është në dorën tuaj t’i drejtoni gjërat ashtu siç doni, por nëse ju nuk jeni dakort me ndjenjat e tij përpiquni ta shmangni dhe të mos krijoni asnjë mundesi që të jeni vetëm të dy në një ambjent, do jetë e sikletshme dhe e vështirë për të dy.

Virgjëresha

Ju keni shumë më tepër fuqi sesa mendoni dhe është koha që t’i kujtoni vetes se natyra juaj emocionale mund të jetë një forcë shtysë për ndryshime pozitive! Ndjehuni të lirë të veproni ashtu si ta ndjeni. Mendimet tuaja diplomatike dhe njerëzit që keni përreth do ju ndihmojnë të realizoni gjërat që ju dëshironi.

Peshorja

Syri juaj detajist do t'ju futë në një situatë shumë interesante sot. Do kapni detaje mjaft interesante tek një i huaj. Gjithashtu ju do vini re mjaft gjera të mahnitshme tek disa njerëz që janë pranë tejë. Janë detaje që as vetë ata nuk i dinë për veten e tyre. Mbajini për vete këto zbulime mos i ndani me askënd, ato janë sekretet tuaja që mund t’i përdorni kur t’i vijë momenti i duhur. Një person do ju bëjë të argëtoheni shumë, ata do shfaqin një sjellje që nuk e kishit pritur ndonjëherë.

Akrepi

Zakonisht keni një efekt magnetik intensiv tek shumë njerëz, por sot energjia juaj unike po tërheq disa njerëz shumë të pasigurt drejt jush. Ata po kërkojnë një mënyrë të duhur për të bërë gjërat dhe po ju shikojnë juve si dikush që mund t’i jepni një përgjigje. Kini kujdes që të mos premtoni shumë në këtë situatë. Edhe pse mendoni se mund t'i ndihmoni ata, jeta e tyre nuk është e juaja për të menaxhuar. Mundohuni të mbani një distancë miqësore nga njerëzit që mund të duan më shumë nga ju se sa jeni të gatshëm të jepni.

Shigjetari

Energjia juaj nuk do jetë e mjaftueshme dhe do ndiheni të ngadalësuar dhe pa humor gjatë mëngjesit dhe pasdites. Pra merreni gjërat më lehtë në mëngjes dhe kurseni çdo punë apo argëtim që keni planifikuar për pasdite vonë. Do ju vijë një ftesë e cila do ju bëjë të shpërtheni dhe të argëtoheni. Kujdes, mos bëni premtime që nuk mund t’i mbani!

Bricjapi

Entuziazmi juaj flakërues për atë që besoni është më i fuqishëm se kurrë - dhe nëse doni t'i bëni gjërat të ndodhin, sot është dita për ta bërë atë. Bindja juaj emocionale do t'i bindë edhe të tjerët t’i shohin gjërat si ju. Nëse i shikoni gjërat me zemrën tuaj jeni në rrugë të mbarë, çdo gjë do realizohet. Nuk është koha për hezitim por duhet të keni parasysh që entuziazmi dhe emocionet tuaja nuk duhet të pengojnë aftësitë e të dëgjuarit apo të menduar.

Ujori

Gjërat janë ngadalësuar pak në jetën tuaj shoqërore, njerëzit nuk po ju telefonojnë, dhe kutia juaj e emailit mund të ndjehet pak bosh. Por kjo nuk është koha për të hyrë në një panik në lidhje me statusin tuaj midis miqve tuaj. Të gjithë janë të zënë duke bërë gjërat e tyre. Merruni me jetën tuaj, përvetësoni një hob apo projekt tuajin të vjetër që e keni lënë të papërfunduar dhe përpiquni të jeni sa më produktivë. Të jeni i zënë me një detyrë personale do t’ju bëjë të ndiheni më energjike dhe të mos ndjeni mungesën e askujt.

Peshqit

Përfshirja në projekte ose marrëdhënie të reja nuk është një veprim i mençur tani, veçanërisht nëse është një projekt për të cilin nuk jeni i sigurt ose një person që nuk i besoni plotësisht. Qëndroni me këmbë në tokë dhe mos thyeni asnjë rregull që i keni vendosur vetes. Presioni i kolegëve do ju stresojë më shumë se çdo ditë tjetër. Jini të sinqertë me ta dhe shprehuni lirisht. Nëse nuk jeni dakort me atë çfarë thonë apo çfarë kërkojnë bëjani të qartë se nuk keni fare plan t’i mbështesni apo t’i dëgjoni, nuk keni pse i nënshtroheni askujt.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...