Mëngjesi nisi i acartë, temperaturat nën zero gradë. Sinoptikanët: Ja si do të jetë moti ditët në vijim

Saturday, 28 December 2019 10:36

Dita ka nisur me ulje te ndjeshme te temperaturave, duke bere qe te ndjejme nje mengjes te acarte.gjethe

Nese e ndieni shume te ftohtin, beni durim, pasi duket se do te zgjase, me temperatura nen zero.

Sherbimi Meteorologjik parashikon qe diten e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë veriore.

Por, ditet ne vijim temperaturat do te vazhdojne te ulen. “Temperaturat do të vijojnë të zbresin duke bërë që mëngjeset të jenë të acarta dhe mesditat të ftohta me temperatura të cilat në vlerat minimale pritet të arrijnë deri në -8ºC në zonat malore ndërsa ato të mesditës nuk do t’i kalojnë vlerat prej 8-10ºC!!!”- njofton SHMU.

PARASHIKIMI 

Për shkak të origjinës sw tyre veriore, dita e nesërme priet të jetë e ftohtë me temperaturat e mëngjesit të cilat pritet të zbresin nën 0ºC. Në këtë mënyrë në relievet malore temperaturat minimale pritet të arrijnë deri në -5ºC, në ato të ulta -3ºC ndërsa në ato bregdetare 0ºC. Edhe temperaturat e mesditës pritet të jenë të ftohta me vlera deri në 4ºC në relievet malore ndërsa në zonat e ulta dhe ato bregdetare nuk do të kalojnë vlerat prej 11ºC.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat mesatare në relievet malore në lindje të vendit. Tek temperaturat e ulta ndikim do të ketë gjithashtu edhe era e cila do të fryjë relativisht intensive me shpejtësi mesatare 5-8m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës arrinë shpejtësinë 15-25m/s.

Për tu theksuar është se ditët në vijim pritet që temperaturat të vijojnë të zbresin duke bërë që mëngjeset të jenë të acarta dhe mesditat të ftohta me temperatura të cilat në vlerat minimale pritet të arrijnë deri në -8ºC në zonat malore ndërsa ato të mesditës nuk do ti kalojnë vlerat prej 8-10ºC!!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...