Gjysmëhëna e Kuqe Katariane viziton zonat e goditura nga tërmeti, shpërndan ndihma

Saturday, 28 December 2019 11:37

Shteti i Katarit vazhdon mbështetjen e tij për Shqipërinë me ofrimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti që goditi vendin më 26 nëntor 2019. Një delegacion nga Gjysmëhëna e Kuqe e Katarit aktualisht është duke inspektuar situatën në zonat e dëmtuara për t'i ardhur në ndihmë banorëve, si dhe për të studiuar nevojat e vendit për rindërtim dhe mundësinë e zbatimit të programeve ekonomike për familjet në nevojë.

Të premten e djeshme, delegacioni i Gjysmëhënës së Kuqe Katariane në koordinim me Kryqin e Kuq Shqiptar, shpërndau ndihma dhe materiale të tjera për familjet e prekura në disa zona. Gjatë shpërndarjes ishin të pranishëm Ambasadori i Katarit z. Ali bin Hamad Al Marri, Prefekti i Durrësit z. Roland Sato, dhe Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar z. Ylli Alushi.

 
1 / 5
 

Ambasadori i Katarit theksoi me këtë rast se këto ndihma janë në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që Shteti i Katarit nën direktivat e HH Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, i jep Republikës së Shqipërisë dhe popullit mik shqiptar. "Ndihmat nga Gjysmëhëna e Kuqe Katariane në partneritet me Fondin e Katarit për Zhvillim, do ti ofrohen 700 familjeve të prekura nga tërmeti në disa zona të ndryshme, veçanërisht zonat me terren të vështirë dhe njerëzve më në nevojë" – tha ai, duke siguruar se ndihma katariane nuk do të ndalet përgjatë gjithë situatës së vështirë që po kalon vendi.

Delegacioni i Gjysmëhënës së Kuqe Katariane ndau dje sasi ndihmash në zonën e Milotit dhe Katund i Ri në Qarkun Durrës. Ndihmat përfshijnë pako ushqimore, artikuj të higjienës familjare, rroba dimërore, batanije dhe materiale të tjera. Gjysmëhëna e Kuqe Katariane vazhdon shpërndarjen e ndihmave edhe sot, dhe në ditët në vijim do të asistojë edhe disa zona të tjera të prekura.

Shteti i Katarit i qëndroi pranë Shqipërisë dhe popullit shqiptar që në ditën e parë të tërmetit, duke ofruar ndihma urgjente përmes Fondit të Katarit për Zhvillim në bashkëpunim me Qatar Charity, nën kujdesin dhe pjesëmarrjen e vetë Ambasadorit të Katarit në Shqipëri.

Modifikuar më Saturday, 28 December 2019 13:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...