Takim me minatorët e Bulqizës/ Bozdo: Albchrome të ndalë presionin ndaj sindikatës

Saturday, 28 December 2019 17:29

Anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike, Eno Bozdo, ka zhvilluar një takim me disa nga përfaqësuesit e sindikatës së minatorëve të kompanisë AlbChrome në Bulqizë.

Në takimin me ta Bozdo u njoh me të gjithë problemet dhe presionet që minatorët po përballen me drejtuesit e kompanisë AlbChrome.

Sipas Bozdos minatorët sot keqtrajtohen dh keqpaguhet dhe kur ata protestojnë dhe kërkojnë të drejtat e tyre hasin në presion të vazhdueshëm dhe deri në largim nga puna nga drejtuesit e kompanisë.

Ai i bëri apel kompanisë koçensionare që të zbatojnë kontratat me punonjësit të krijojnë kushte më të mira pune, si dhe i bëri apel policisë së shtetit që të mos bëhen palë e procesit korruptiv por të mbrojnë minatorët nga padrejtësisë.

Gjithashtu Bozdo thekson se gjithçka po ndodh me minatorët në Bulqizë është e gjitha e lidhur me proceset korruptive të rilindjes.

Postimi i plotë i Bozdos:

Sot, si perfaqesues te Partise Denokratike patëm një takim me perfaqesuesit e punetoreve dhe sindikatave te minatoreve te kompanise koncesionare AlbChrome.

Nga ana e perfaqesuesve te punetoreve u denoncua presioni i paligjshem i administrates se kompanise mbi sindikalistet, si dhe u trajtuan gjeresisht kerkesat legjitime te sindikalisteve per rritje pagash dhe kushte me te mira pune.

Partia Demokratike thekson se cdo kerkese e punonjesve te sektorit apo e sindikatave te minatoreve eshte ne thelb e drejte dhe e patjetersueshme.

Ka nje kontrate pune kolektive midis punedhenesit dhe punemarresit dhe kjo duhet respektuar deri ne fund.

Cfare po ndodh sot ne Bulqize eshte simptome e problematikes se thelle ku ndodhet sektori minerar prej disa vitesh si pasoje e korrupsionit qeveritar qe sot eshte dominant.

Kjo qeveri mban rekordin me te zi ne historine e Shqiperise persa i perket minatoreve qe kane humbur jeten ne frontin e punes apo jane plagosur rende ne te.

Ky fakt tregon se strukturat e specializuara te qeverise si Keshilli Kombetar i Punes, Inspektoriati i Punes, RISHM etj jane inekzistente. Dhe kjo eshte pjese shume e madhe e problemit.

PD eshte ne mbeshtetje te te gjitha kerkesave te ligjshme dhe i ben thirrje kompanise AlbChrome te te ndaloje presionin e paligjshem mbi punetoret, si dhe te ktheje ne pune kater punetoret e larguar nga puna padrejtesisht.

Gjithashtu policia e Shtetit duhet te beje detyren e saj dhe jo te behet vegel e presionit mbi sindikalistet.

Partia Demokratike i kerkon ne te njejten kohe institucioneve shteterore te marrin pergjegjesite e tyre mbi vete, duke garantuar ligjin dhe te drejten e punemarresve sipas Kodit te Punes dhe kontratave te punes te nenshkruar nga palet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...