Astronautja amerikane vendos rekord të ri në hapësirë

Saturday, 28 December 2019 21:07

Astronautja amerikane Christina Koch vendosi të shtunën një rekord të ri për fluturimin më të gjatë në hapësirë të kryer nga një grua. Rekordi i mëparshëm ishte 288 ditë dhe ishte vendosur nga ish-komandantja e Stacionit Hapësinor Peggy Whitson mes viteve 2016-2017.

Dyzet vjeçarja Christina Koch, me profesion inxhiniere elektrike nga Livingstoni i Montanës mbërriti në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor më 14 Mars. Zonja Koch pritet të qëndrojë aty plot 328 ditë, ose afro 11 muaj, përpara se të kthehet në Tokë. Misionet janë zakonisht gjashtë muajore, por NASA njoftoi në muajin prill se do ta zgjasë misionin deri në shkurt.

Rekordi amerikan për fluturimin më të gjatë në hapësirë është 340 ditë i vendosur nga astronauti Scott Kelly mes viteve 2015-2016. Rekordi botëror është 15 muaj i vendosur në vitet 1990 nga një astronaut rus në ish-stacionin hapësinor Mir.

Misioni i zgjatur i Christina Koch-ut do të ndihmojë NASA-n të mësojë më shumë në lidhje me efektet e fluturimeve të gjata në hapësirë, të dhëna këto të nevojshme sipas zyrtarëve të NASA-n, për të mbështetur misionet e ardhshme për kërkime më të thelluara në hapësirë, në Hënë dhe Mars./VOA/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...