Autobusi përplaset me automjetin në Rubik, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur

Diel, 29 December 2019 09:12

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rubik.

Raportohet se një autobus agjensie turistike është përplasur me një automjet tip  “Alfa Romeo”. 

Nga përplasja e fortë makina është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe është ndarë më dysh.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën drejtuesi i mjetit Led Caka si edhe u plagosën 8 pasagjerë në autobusin që drejtohej nga shtetasi me iniciale K.M.

Sipas informacioneve paraprake të plagosurit ndodhen në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit nën kujdes mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

“Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit "Alfa Romeo" shtetasi L.C si dhe kanë marrë demtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor ,”- njofton policia.

Autobusi raportohet se po transportonte turistë nga Tirana në Brezovicë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...