Drogë çokollatë në banakun e lokalit, arrestohet 20-vjeçari në Shkodër

Diel, 29 December 2019 10:03

Eshtë sekuestruar një sasi lënde narkotike në formë çokollate, Cannabis Sativa në qytetin e Shkodrës.

Si dhe është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. L., 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike”.

 

Ja njoftimi i policisë:

 

Shkodër

 

Në kuadër të planit të masave për goditjen ndaj ushtrimit të lojërave të fatit të palejuara dhe për goditjen e personave që shesin lëndë narkotike në lokale, u arrestua në flagrancë një shtetas dhe ndiqet në gjëndje të lirë një tjetër.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike në formë çokollate, Cannabis Sativa.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore Shkodër, në kuadër të planit të masave për goditjen ndaj ushtrimit të lojërave të fatit të palejuara dhe për goditjen e personave që shesin lëndë narkotike në lokale dhe informacionit të marrë në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. L., 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike”.

Forcat policore kanë ushtruar kontroll në ambjentet e një bar kafeje, në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, pikërisht tek pjesa e banakut, në raftin e pijeve është gjetur një qese me material në formë cokollate, Cannabis Sativa, me peshë 93 gr. dhe një peshore elektronike, për të cilën është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur, si dhe u bë sekuestrimi i lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë veprimeve të mëtejshme, shtetasit K. G., 25 vjeç, banues në Shkodër, i është gjetur në aparatin e tij celular një faqe ëeb-i, e dyshuar si faqe sportive për lloto, i cili ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...