Banorët e Thumanës në grevë, refuzojnë bonusin e qirasë, me 3 janar duhet të lënë hotelet

Diel, 29 December 2019 10:07

Të shtunën, banorët e Thumanës të strehuar në hotelet e Shëngjinit nisën grevën e urisë. Ata kundërshtuan bonusin e qirasë të ofruar nga Bashkia Krujë pasi nuk është i mjaftueshëm për të gjetur një banesë dhe nuk i jep zgjidhje problemit të tyre.

Banorët e Thumanës, të strehuar në hotelet e Shëngjinit, nisën të shtunën grevën e urisë.

Ata refuzuan ushqimin si kundërpërgjigje ndaj Bashkisë Krujë që u ka lënë datën 3 janar si afat të fundit për t`u larguar nga hotelet.

"Kjo ishte diçka absurde. Ne na vrau një herë tërmeti, po na vret prapë pushteti. Këtë nuk po e pranojmë. Të gjithë këta banorë sot janë futur në grevë urie".

Bonusin e qirasë nuk e pranojnë, pasi thonë se nuk është i mjaftueshëm për gjetjen e një banese dhe nuk i jep zgjidhje përfundimtare problemit të tyre.

"Ta gjejë shteti shtëpinë me qira. Pse ta marr unë bonusin, t'ja japë personit shteti bonusin dhe të shkojmë ne."

"Nuk kemi mundësi me gjet shtëpi, nuk e duam as bonusin. Të na e gjejë shteti, nuk kam ku shkoj në botë. Kam dy pleq 82-vjeç, vëllain invalid me tre kalamaj dhe unë vetë i katërti."

"Me lekët e bonusit nuk e gjet dot shtëpinë me qira, ujë dhe drita. Nuk e përballoj dot."

"Me tre fëmijë të vegjël, me këtë 8 muajsh nuk kam ku të gjej shtëpi me qira absolutisht."

Greva e banorëve të Thumanës që prej 26 nëntorit kanë mbetur të pastrehë, do të vijojë deri në marrjen e një zgjidhje nga institucionet.

/Ora News.tv/

 

Modifikuar më Diel, 29 December 2019 10:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...