Rekordi i zi në 2019, 57 atentate dhe 63 të vrarë. Mafia po bën shtet!

Diel, 29 December 2019 20:04

Viti që po lëmë pas do të linte jo pak, por 63 viktima dhe 10 të plagosur nga 57 vrasje të ndodhura në total.
Statistikat e policisë tregojnë se numri i ngjarjeve kriminale vijon të jetë në rritje nga viti në vit.

Nga të dhënat e siguruara nga Report Tv, rezulton se këtë vit janë regjistruar 12 vrasje më shumë se në 2018-ën, i cili e mbylli vitin me 45 vrasje. Vetëm këtë vit, mësohet se nga 57 vrasje, 14 prej tyre kanë qenë krime në familje, 13 vrasje me dashje, 17 me paramendim, si dhe 13 vrasje të tjera të ndodhura në rrethana të tjera cilësuese.

Ngjarje jo pak të bujshme, përveç atyre të ndodhura mes bandave kriminale, do të ishin edhe ato që kanë prekur njerëz të sistemit të drejtësisë, si atentati ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, vetëm me një autor të arrestuar sit ë dyshuar, Redjan Rrajën, si dhe dy ngjarjet ende të pazbardhura, vrasja e avokatit Ravik Gurra, mbrojtës i fisit Çapja dhe Emiljano Shullazit, si dhe atentati me tritol ndaj prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçit.

Ndërkohë, nga 57 vrasje të ndodhura përgjatë 2019-ës, policia do të zbardhte vetëm 40 prej tyre, me 66 autorë të dyshuar, nga të cilët 43 janë arrestuar, e ndërsa pjesa tjetër vijojnë të jenë në kërkim.

Ngjarjet në 2019-ën
57 vrasje
63 viktima
10 të plagosur
14 vrasje në familje
13 vrasje me dashje
17 vrasje me paramendim
13 vrasje në rrethana të tjera cilësues

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...