Ngjarjet që i dhanë formë botës (mes tyre tërmeti në Shqipëri)

Diel, 29 December 2019 19:02

Më poshtë janë disa prej ngjarjeve ndërkombëtare që tërhoqën vëmendjen botërore në vitin 2019, përgatitur nga Australian Associated Press:

-Një raketë kineze me një robot brenda u ul për herë të parë në anën më të largët të Hënës.

-Fotografët vërshuan në Kanada tek Ujëvarat e Niagarës pasi kishin ngrirë për herë të parë pas vitit 1948.

-Një digë u shemb në një qytet minatorësh në Brazil duke vrarë mbi 300 persona.

SHKURT

-Një militant islamik kamikaz vret 44 policë paraushtarakë në Kashmirin e kontrolluar nga India, duke ndezur tensionet mes këtij vendi dhe Pakistanit.

-Rami Malek fiton Oscar-in si aktori më i mirë në rolin e Freddy Mercury në Bohemian Rhapsody. Olivia Coleman fitoi si aktorja më e mirë për filmin ‘Favourite’. Filmi më i mirë shkoi për ‘Green Book’.

MARS

-Një avion Boeing 737 i Ethiopian Airlines u përplas në Addis Ababa, duke vrarë 157 personat në bord. Kjo bëri që avionët MAX 8 të mos ngrihen në fluturim në mbarë botën.

-Cikloni Iddai vret më shumë se 1 mijë persona në Mozambik, Zimbabve dhe Malavi.

-Një person hap zjarr në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re, duke vrarë 50 persona. Supremacisti i bardhë australian, Brent Tarrant u akuzua për vrasjet.

-Këshilltari special amerikan, Robert Mueller publikon raportin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA. Raporti nuk gjen prova se Donald Trump ka kryer krim, por as nuk e liron nga përgjegjësia.

PRILL

-Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange arrestohet në ambasadën ekuadoriane në Londër pas ndërprerjes së papritur të azilit 7-vjeçar.

-Katedralja Notre Dame e Francës përfshihet nga flakët, të cilat shkatërrojnë pjesë të mëdha të këtij monumenti 850-vjeçar.

-Bombat në kisha dhe hotele në Sri Lanka vrasin 300 persona në ditën e Pashkëve.

MAJ

-Duka dhe Dukesha e Sussex-it mirëpresin një bebe të shëndetshme në Londër.

-Eksploratori amerikan, Victor Vescovo zhytet 11 km në Oqeanin Paqësor dhe zbulon aty një qese plastike.

QERSHOR

-Nisin protestat në Hong Kong. Mijëra njerëz kundërshtojnë një ligj për ekstradimin e të dyshuarve në Kinë.

-Donald Trump bëhet i pari president amerikan në detyrë që vë këmbë në Korenë e Veriut, ku u takua me Kim Jong-un për bisedimet e denuklearizimit.

KORRIK

-Boris Johnson fiton garën për kreun e Partisë Konservatore duke zëvendësuar Theresa May si kryeministre.

GUSHT

-Presidenti amerikan, Donald Trump shpreh interesin për të blerë ishullin e Groenlandës, por ata i thonë se nuk është në shitje.

-Zjarre të fuqishme përfshijnë pyllin më të madh tropikal në botë, atë të Amazonës.

SHTATOR

-Uragani Dorian godet Bahamasin, vret mbi 50 persona.

-Sulmet me dron godasin prodhimin e naftës në Arabinë Saudite. SHBA akuzon Iranin.

-Aktivistja adoleshente e klimës, Greta Thunberg u thotë liderëve botërorë në OKB se kanë dështuar për të luftuar ndryshimet klimatike.

TETOR

-Turqia nis ofensivën ndaj luftëtarëve kurdë në Siri, pasi SHBA tërheq trupat me urdhër të Donald Trump.

-Trupat e 39 emigrantëve vietnamezë gjenden brenda një kamioni pranë Londrës.

-Lideri në arrati i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi vritet gjatë një sulmi të forcave speciale amerikane në Siri.

NENTOR

-Presidenti i Bolivisë, Evo Morales jep dorëheqjen pas disa javësh protesta. Sipas tij, bëhet fjalë për një grusht shteti.

-Princi Andrew në Angli mbron veten pas akuzave për abuzim seksual me vajza të mitura.

-Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu akuzohet për korrupsion.

-Forcat pro-demokratike shënojnë një fitore të thellë në zgjedhjet për këshillat vendorë në Hong Kong.

-Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë godet Shqipërinë, duke vrarë mbi 50 persona.

DHJETOR

-Shpërthen vullkani ‘White Island’ në Zelandën e Re, duke vrarë mbi një duzinë njerëzish.

-Konservatorët në Britani shënojnë një fitore të thellë në zgjedhje, Boris Johnson merr një mandat të fuqishëm për të çuar përpara Brexit-in.

-Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA vendos të çojë në gjyq presidentin Donald Trump për abuzim me detyrën. Senati do të vendosë nëse do të ngrejë padi dhe nëse do e shkarkojë presidentin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...