Haradinaj bën deklaratën e fortë: Nëse Albin Kurtit i duhen vota për qeverinë, ia jap unë

Hënë, 30 December 2019 08:32

Nëse Albin Kurtit i duhen pak vota për ta marrë postin e kryeministrit, do të i’a garantojë Ramush Haradinaj.

Kryeministri në detyrë në Kosova tha për mediat se për shefin e ri të qeverisë e ka një këshillë.

‘Nëse i duhen votat Kurtit, ia jap unë! Ai duhet të mos zhgënjejë njerëzit’, ka thënë shkurtimisht Haradinaj.

Ndërkohë kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha sot se presidenti i vendit nuk e përcakton kohën e formimit të qeverisë dhe kjo sipas tij, varet nga negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Albin Kurti: Datën e formimit të qeverisë nuk e përcakton Thaçi, por LDK

Deklarata e tij vjen si përgjigje ndaj dy ftesave që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë zotit Kurti, për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë.

Vendimi për të mandatuarin varet nga negociatat e partive fituese, vazhdimi i të cilave mbetet i paqartë pasi që Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike nuk arritën dakordësi për bashkëqeverisje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...