Teatri, Mehdi Malkaj i çon mesazh Veliajt: Me çeta si jona filloi dhe lufta partizane!

Hënë, 30 December 2019 11:56

Çfarë po ndodh me tenderin për godinën e re të Teatrit Kombëtar? Kush fitoi, kush humbi? Pse bashkia e Tiranës nuk i bën publik sipas ligjit, ofertuesit dhe fituesit? Pikërisht duke kërkuar transparencë për këtë çështje, aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka dalë bashkë me kolegët për të protestuar përpara bashkisë së Tiranës të drejtuar nga Erion Veliaj.

Por, ai sqaroi që në krye se nuk i hyn çështjeve ligjore, por kauzës për mbrojtjen e godinës që nuk iu drodh qerpiku nga tërmeti, siç u shpreh. Ai iu bashkua kauzës dhe i mëshoi fjalës “çetë” jo pa qëllim.

“Unë jam si macja përballë pianos kur flitet për ligje, - tha Malkaj. – Por unë e kam thënë dhe e them, Teatri i nxori bllof të gjithë arkitektët, nga ishin e nga s’ishin, se është aty, nuk i dridhet qerpiku fare. “Hajde tërmet u thotë!”

 

Është fatkeqësi e madhe për ata që e pësuan nga tërmeti. Do të ishte më mirë që zoti kryetar të ndërtonte ndonjë gjë për ata që vuajnë atje, fëmijë, burra, gra, pleq që kanë nevojë për kujdes sesa të merret me Teatrin.

Por unë dua të sqaroj një gjë të vogël me veten në radhë të parë: Çetën! Tani, ne jemi çetë partizane, çetë balliste, çetë zogiste...?! Çfarë lloj çete jemi ne?! Këtë dua ta sqaroj.

Po pat mundësi, më jepni ndonjë sqarim: çfarë çete jemi ne?! Jemi të armatosur a s’jemi të armatosur?! Dreqi e mori! Ajo lufta partizane - unë kam respekt për të - me çeta filloi. Një çetë këtu, një çetë atje. U bënë bashkë, u bënë batalion, brigadë. Nejse, unë ndihem mirë që jam pjesë e çetës.”

 

Po çfarë kërkojnë artistët? Juristja shpjegoi:

Kjo është kërkesa që më datë 18 tetor ne i kemi drejtuar bashkisë së Tiranës si autoriteti kontraktor për zbatimin e VKM 352 dhe në të janë të gjithë anëtarët e komisionit që e përcakton vetë VKM-ja në zbatim të ligjit special. Nga ana tjetër kemi vënë në dijeni me anë të kësaj kërkese, Avokatin e Popullit dhe Presidentin e Republikës. Kjo kërkesë nuk ka marrë përgjigje nga asnjë nga institucionet e sipërcituara por vetëm nga Ministria e Drejtësisë që thotë se informacionin që ju kërkoni në lidhje me procedurat e tenderit i gjeni tek autoriteti kontraktor që është bashkia e Tiranës.

Mbas kësaj ne kemi bërë të gjitha procedurat e duhura ligjore, duke iu drejtuar eedhe Komisionerit dhe sot kemi ardhur për të marrë një informacion, pasi në dijeninë tonë informacioni për projektin e Teatrit nuk ka kaluar as në protokollin e bashkisë. Fakti tjetër që është akt korruptiv është se konkursi për tenderin e Teatrit nuk është publikuar në faqen zyrtare të bashkisë dhe nga ana tjetër nuk është publikuar në faqen zyrtare të Agjensicë së Prokurimit Publik.

Ligji e përcakton qartë që paraqiten ofertuesit, paraqiten fituesit dhe njoftohen qoften fituesit, qoftë dhe subjektet e skualifikuara. Në këtë moment ne nuk kemi asnjë informacion e çfarë ndodh me zbatimin e VKM-së 352 dhe për këtë arsye jemi paraqitur sot këtu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...