Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar pas kërkesës së bërë nga Presidentit i vendit Ilir Meta, më 24 korrik të këtij viti.
Me anë të një kërkese drejtuar Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Financave, Ministrisë se Kulturës, Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese, kërkon koment me shkrim nga këto institucione për projektin mbi teatrin e ri.
Në këtë kërkesë institucioneve u është lënë afat deri më 22 janar që të bëjnë komentet e tyre me shkrim. Gjykata thekson se ka marrë vendimin për shqyrtimin e kësaj çështjeje më datë 24 dhjetor dhe se më datë 22 janar do të bëhet seanca e parë, për shqyrtimin e kërkesës së Metës që do të jetë me dyer të hapura edhe për mediat.