Gjithçka duhet të dini për atentatin në Lushnje/ Pazaret e prishura mes Tushes dhe ish-shoferit

Tuesday, 31 December 2019 11:59

Atentati që ka tronditur Lushnjen, në të cilin Gëzim Saraçi, goditi me granatë në zyrat e bashkisë kryebashkiakun Fatos Tushe dhe sekretaren e tij Erisa Qalliu mban brenda vetes shumë mistere. Pësrse këtë ditë të fund vitit, që në ora 08 00 të mëngjesit, ish shoferi i Tushes e priti atë në shkallët e hyrjes së insititucionit ? Përse Tushe e kishte pushuar nga puna ish shoferin Sararaçi, duke e detyruar atë të hidhte granatën me të cilën e plagosi në shpatull dhe në këmbë ? A ishte sekretarja Erisa Qalliu një dëm kolateral i këtij incidenti ? A kishin shefi dhe ish shoferi një konflikt të hapur mes tyre?

Kronika

Në mëngjesin e kësaj të marte. Kryebashkiaku Fatos Tushe ka hyre në derën kryesore të bashkise kur ka gjetur aty ish shoferin e vet Gezim Saraçi. Në shkallët qe të çojnë drejt katit te dyte të bashkisë ka pasur nje debat verbal mes palëve, debat i cili ka vijuar deri ne zyren e kreut te bashkise Fatos Tushe. Pikerisht aty, Gezim Saraçi ka vendosur te nxjerrë nga xhepi i xhupit nje granate duke e hedhur drejt Fatos Tushes dhe sekretares se tij Erisa Qalliu.Pas ngjarjes autori është larguar menjehere me vrap nga ambientet e bashkisë ndersa shpërthimi ka tronditur punonjesit e tjerë, të cilët kane kërkuar menjëherë ndihmë për të derguar ne spital Fatos Tushen dhe sekretaren e tij. Fatmirësisht Tushe ka marre dëmtime të vogla në shpatull dhe këmbë, por është jashtë rrezikut, ashtu sikurse edhe Erisa Qalliu, ndonëse sekretarja ka dëmtime më serioze në gjymtyre të ndryshme. Menjëherë policia ka rrethuar qytetin ndaj atentatorit që është larguar në drejtim të paditur, ndërsa të plagosurtit janë dërguar në spitalin e Tiranës.

Versionet

Fakti që atentati është kryer nja një person që i ka shërbyrer për shumë kohë si shofer kryebashkiakut ka nxitur dyshimet e para se sherri mes tyre nuk ka qenë as i rastësishëm dhe as banal. Hamendësimet shkojnë nga një qefmbetje për largimin nga puna e deri tek pazare të prishuar mes të plagosurit dhe agresorit. Pikërisht këtij version i ka mëshuar edhe Partia Demokratike me një deklaratë menjëherë pas atentatit. Sipas PD-së shoferi Gëzim Saraçi njihet si një njeri i botës së erët të krimit dhe i lidhur me trafikun e drogës. “Është fakt i njohur në Lushnjë, se ish shoferi i kryetarit të Bashkisë Lushnjë, një trafikant droge dhe prostitucioni, ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes. Çdo lushnjar e di se personi që ka kryer sot goditjen kundër kryebashkiakut, ishte njeriu më i besuar i Fatos Tushes dhe që bënte çdo pazar në emër të tij” thuhet nga selia blu. Dhe pikërisht për këtë në deklaratë mbërrihet në konkluzion: “Të gjitha rrethanat tregojnë se goditja e kryebashkiakut të Lushnjës është prishje pazaresh mes tij dhe ish shoferit, me të cilin ka ndarë bashkë para nga droga, prostitucioni dhe korrupsioni”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...